☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.83 ▲0.83%
ARI 4,403 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,999 ▲ +0.02% ETH $1,918 ▼ -0.1% XRP $1.0376 ▼ -0.25% SOL $76.9800 ▲ +1.06%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.83 ▲0.83 % ARI 4,403 ▲0.08 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.83 ▲0.83 % ARI 4,403 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”

Këtë të mërkurë, më 20 maj, në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ”arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga GJKKO në shkurt të vitit 2025 dhe të lënë më pas në fuqi nga Apeli i GJKKO-së dhe Gjykata e Lartë.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, kjo seancë po zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm mbi bazën e dokumentacionit dhe pa praninë e palëve.

Në argumentet e depozituara në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj pretendon se i është cenuar liria individuale dhe se, për shkak të funksionit si kryetar bashkie, kjo masë sigurie e pengon të ushtrojë detyrën.

Ai argumenton se masa e sigurisë është joproporcionale dhe se gjykatat nuk kanë analizuar siç duhet kriteret për vendosjen e saj, duke theksuar se Kodi i Procedurës Penale parashikon gjykimin në liri pas një periudhe të caktuar kohore kundrejt garancisë pasurore. Po ashtu ai pretendon se nuk përbën rrezik për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.

Kjo është hera e dytë që Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Në janar të këtij viti, ai u rikthye në detyrë pas një vendimi të Kushtetueses, e cila rrëzoi shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak si jokushtetues.


Sjellim ndërmend se Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Sipas SPAK, ai ka konsumuar disa vepra penale si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Në të njëjtin hetim, në akuzë është vënë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë. Veliaj dhe bashkëshortja e tij i mohojnë akuzat.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.