☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.95 ▲0.05%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.32% ETH $2,351 ▲ +1.83% XRP $1.3292 ▲ +3.14% SOL $101.2900 ▲ +1.07%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nishani merr mesazhin e Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani iu dorëzua sot në mënyrë ceremoniale mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes , në ditën Krishtlindjes.

Ishte Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Inglés, i cili i dorëzoi këtë mesazh Nishanit, gjatë një pritje në Presidencë.

Kreu i Shtetit theksoi se ky mesazh i kapërcen dasitë religjioze e të besimit dhe na jep shpresë e inkurajon për ta bërë vitin e ri 2016 një viti më të drejtë e më të paqtë, si dhe na mëson të kapërcejmë indiferencën e të demonstrojmë më shumë mëshirë e solidaritet me njerëzit në nevojë, por edhe me njëri-tjetrin.

Presidenti Nishani e falënderoi edhe njëherë Nuncin Apostolik për mesazhin e Papa Françeskut në 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri, dhe veçanërisht për autorizimin e dhënë për shenjtërimin e Nënë Terezës në vitin e ardhshëm, si dhe i përcolli urimet më të mira e të ngrohta Atit të Shenjtë dhe Nuncit Apostolik për Krishtlindjet dhe një vit të Ri në paqe, harmoni, mirësi e begati./b.k/ /a.g/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.