☁️
Tiranë 26°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,668 ▲1.01%
DOW 52,612 ▲1.05%
NASDAQ 26,387 ▲1.17%
NAFTA 100.04 ▼2.38%
ARI 4,389 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,188 ▲ +0.16% ETH $2,543 ▲ +3.4% XRP $1.3593 ▲ +0.65% SOL $101.3500 ▲ +2%
S&P 500 7,668 ▲1.01 % DOW 52,612 ▲1.05 % NASDAQ 26,387 ▲1.17 % NAFTA 100.04 ▼2.38 % ARI 4,389 ▼0.42 % S&P 500 7,668 ▲1.01 % DOW 52,612 ▲1.05 % NASDAQ 26,387 ▲1.17 % NAFTA 100.04 ▼2.38 % ARI 4,389 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

Një dekadë jashtë Europës, Disiplina mund te ndëshkoje rëndë Skënderbeun

Skëndërbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s, të cilën ka mundur të sigurojë edhe Top Channel.

Sipas kërkesës së tyre, drejtuar Komisionit të Apelit kërkohet një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet ndërkombëtare të skuadrës shqiptare dhe një gjobë prej 1 milion euro.

Ky është vazhdimi i një procesi që ka zgjatur më tepër se dy vite nga organi i futbollit europian për Skënderbeun.

Ekipi korçar është penalizuar nga UEFA dy vite më parë me një sezon përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare për dyshime në implikime të ndeshjeve me rezultate të paracaktuara.

Ky ka qenë një penalizim administrativ dhe sipas UEFA-s, pritet edhe një penalizim disiplinor. Pikërisht për këtë arsye është edhe kjo kërkesë e inspektorëve të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, ndaj Komisionit të Apelit, një proces i cili do të zhvillohet në ditët në vazhdim.

Për momentin ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar rreth këtij procesi disiplinor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.