🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.43 ▼0.69%
ARI 3,952 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,855 ▼ -0.12% ETH $2,266 ▲ +0.48% XRP $1.2688 ▲ +1.33% SOL $91.9500 ▼ -0.41%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.43 ▼0.69 % ARI 3,952 ▲0.29 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.43 ▼0.69 % ARI 3,952 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

NORVEGJI – Zjarri masiv shkatërron mbi 100 banesa, qindra persona evakuohen

– Një zjarr i përmasave të mëdha në jug të Norvegjisë, ka shkatërruar më shumë se 100 banesa dhe ka detyruar qindra njerëz të largohen nga zona, sipas policisë dhe transmetuesit publik norvegjez, raportoi AP.

Zjarri shpërtheu dje rreth orës 15:30 në një kompleks banesash në zonën Krokstadelva, në komunën Dramen.

Flakët u përhapën me shpejtësi nga banesat drejt zonave përreth dhe më pas në pyjet pranë qytetit.

Përhapja e zjarrit u favorizua nga erërat e forta, terreni i pjerrët dhe afërsia mes banesave, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen, si një nga zjarret më të mëdha të dekadave të fundit në Norvegji.

Më shumë se 60 zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa për ndërhyrje u përdorën edhe helikopterë për hedhjen e ujit nga ajri.

Sipas transmetuesit publik norvegjez NRK, qindra banorë u dërguan në një qendër evakuimi.

Rreth 400 persona u detyruan të linin përkohësisht shtëpitë e tyre, ndërsa shumë prej tyre u larguan me nxitim duke lënë pas sende personale dhe kafshë shtëpiake.

Policia bëri të ditur se nuk ka persona të raportuar të zhdukur.

Një pjesëtar i shërbimeve të emergjencës ka pësuar plagë të lehta gjatë ndërhyrjes, ndërsa disa persona janë kontrolluar nga ekipet mjekësore.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se si nisi shpërthimi i flakëve.

Dramen ndodhet rreth 34 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit norvegjez, Oslo. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.