☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.83 ▲0.83%
ARI 4,403 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,999 ▲ +0.02% ETH $1,918 ▼ -0.1% XRP $1.0376 ▼ -0.25% SOL $76.9800 ▲ +1.06%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.83 ▲0.83 % ARI 4,403 ▲0.08 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.83 ▲0.83 % ARI 4,403 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Operacioni në Sarandë ku u arrestuan drejtues e punonjës policie, Lamallari: Mbrojtja e territorit, prioritet

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit që lidhen me mbrojtjen e territorit, duke paralajmëruar masa për çdo person që nuk e kryen detyrën si duhet.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, ku ministri rikujtoi edhe operacionin në Sarandë, ku u arrestuan shefi i Komisariatit, tre specialistë të tjerë dhe u pezullua shefi i Seksionit të Krimeve, pas një ndërhyrjeje që filloi kundër betonizimit të bregdetit.

Të ketë një hetim të thelluar mbi përgjegjësitë institucionale të gjithkujt që ka patur detyrën për të vepruar dhe nuk e ka bërë. Ky është një mesazh shumë i qartë për këdo që llogaritë duhet t’i bëjë mirë me veten, detyrën dhe drejtësinë”, theksoi Lamallari.

Ai nënvizoi se IKMT ka intensifikuar kontrollin e territorit përmes monitorimeve të vazhdueshme, përdorimit të teknologjisë dhe dronëve për të parandaluar dhe evidentuar ndërtimet pa leje. Vetëm në prill, IKMT vendosi 67 gjoba me vlerë rreth 122 milion lekë.

Nevoja për kontrollin e territorit nga ndërtimet pa leje, IKMT ka intensifikuar masat përmes kontrollove të vazhdueshme në terren, monitorimin e zonave me risk të lartë. Po përdoren teknologji të avancuara, edhe dronë, për të parandaluar aktivitete të tilla, por edhe për të evidentuar rastet e shkeljeve. Në prill nga IKMT janë vënë 67 gjoba me vlerë rreth 122 mln lekë vetëm për një muaj. Nga gjobat ne kalojmë edhe në referim dhe përgjegjësi penale. Mbrojtja e territorit është prioritet absolut dhe çdo centimetër katrorë i përket qytetarëve shqiptarë. Nuk do të neglizhohet asnjë rast dhe çdokush që tradhton uniformën do të përgjigjet para ligjit”, u shpreh Lamallari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.