☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.68 ▲0.67%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,170 ▼ -4.98% ETH $2,216 ▼ -6% XRP $1.2179 ▼ -8.01% SOL $93.1900 ▼ -8.91%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Opozita firmos memorandumin: Votim dhe numërim elektronik

Koalicioni opozitar ka nënshkruar një memorandum për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre e patejkalueshme ishte votimi dhe numërimi elektronik.

Memorandumi është nënshkruar pas një mbledhje të së hënës, ku i pranishëm ka qënë dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkohë, pak momente pas nënshkrimit të marrëveshjes, Partia Demokratike ka dalë me një njoftim për mediat.

“Opozita konsolidoi sot qëndrimin e saj për zgjedhjet. Me anë të një memorandumi të nënshkruar nga partitë e koalicionit opozitar u theksua se votimi dhe numërimi elektronik është një kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme. Memorandumi pritet të nënshkruhet edhe nga parti të tjera jashtë koalicionit opozitar”, thuhet në reagimin e PD.

Kjo mbledhje vjen para seancës së parë të këtij legjislacioni, ku më herët PD është shprehur se do të radikalizojë qëndrimin e saj për sa kohë që nuk do të plotësohet kjo kërkesë.

Demokratët do të qëndrojnë fare pak të hënën në nisjen e sesionit parlamentar, aq sa kyetari i grupit Edi Paloka të zyrtarizojë qëndrimin e opozitës. Ky qëndrim i kushtëzuar pritet të konfirmohet në mbledhjen e grupit parlamentar dhe më pas të kryesisë së Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.