☁️
Tiranë 26°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,665 ▲0.96%
DOW 52,582 ▲1%
NASDAQ 26,370 ▲1.1%
NAFTA 100.03 ▼2.39%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,039 ▼ -0.1% ETH $2,540 ▲ +3.22% XRP $1.3535 ▲ +0.35% SOL $101.1100 ▲ +1.62%
S&P 500 7,665 ▲0.96 % DOW 52,582 ▲1 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.03 ▼2.39 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,665 ▲0.96 % DOW 52,582 ▲1 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.03 ▼2.39 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Arkëtimet rriten 100 milionë USD, në Qershor ulen humbjet në 28%

oshee3Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën publike të dhënat e muajit Qershor 2015, ku sipas të cilave, konfirmohet stabiliteti i pagesës së faturës së energjisë elektrike, uljes së humbjeve dhe fillimit të investimeve konkrete në sektor. Arkëtimet këtë muaj arritën në 4.5 miliardë lekë lekë, afro 1.2 miliardë më tepër se qershori i vitit 2014, dhe 2 miliardë më shumë se 2013-a.  Në total, si 6-mujor, arkëtimet arritën në vlerën e 34.3 miliardë lekë, plot 11.4 miliardë më tepër se periudha janar-qershor 2014 (50% rritje), dhe 15.4 miliardë më shumë se 2013-a (82% rritje).

Vlera 100 milionë dollarë më shumë arkëtime si 6-mujor, në raport me pjesën e parë të vitit 2014-n, dëshmon qartë se kompania OSHEE është e angazhuar seriozisht për të realizuar objektivat e vendosura në bashkëpunim me qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë.  Tregues tjetër pozitiv është fakti se kompania ka performuar pozitivisht në muajt maj-qershor 2015, pavarësisht periudhës zgjedhore.

Nga ana tjetër, humbjet në rrjet vijojnë reduktimin, duke i dhënë kompanisë OSHEE, por edhe buxhetit të shtetit, frymëmarrjen e munguar gjithë këto vite. Në qershor, humbjet zbritën në nivelin 28.6%, kur dy vjet më parë ishin mbi 40%.

humbjet në total si 6-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 32.3%, nga 40.3% që ishin në 2014-n, dhe 45.3% të regjistruara në 6-mujorin e parë 2013.

Reduktimi i humbjeve, si pasojë e mirëmanaxhimit të sektorit dhe luftës së pandalshme ndaj vjedhjes së energjisë, i kanë sjellë kompanisë të tjera tregues pozitive, si në rastin konkret tek importet.  Si rrjedhojë e ules së sasisë dhe reduktimit të çmimit për njësi të energjisë së blerë për periudhën Janar – Korrik 2015, janë kursyer rreth dhe 44.8 milionë Euro në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Kursimi i prej 44.8 milionë në krahasim me vitin 2014 është rrjedhojë: 29.7 milionë Euro prej uljes së humbjeve në rrjet;  8.1 milionë Euro si rrjedhojë e blerjes së energjisë nga importi me çmimi më të ulët; 7 milionë Euro si rrjedhojë e aplikimit të marrëveshjes ndërmjet OSHEE dhe KESh sh.a

Në lidhje me aksionet, ato vijojnë normalisht, pasi deri më tani, janë kryer 518,168 kontrolle (rreth 100 mijë me policinë), nga të cilat, energjia elektrike është ndërprerë në 272,267 raste.  Në vijim të rezultateve pozitive, sikurse kishte planifikuar, OSHEE ka intensifikuar procesin e investimeve në të gjithë vendin, nga ku parashikohen të shpenzohen për vitin 2015 rreth 5.4 miliardë lekë për ndërtim dhe rikonstruksion n/stacionesh, vendosjen e linjave dhe kabinave të reja, rrjet shpërndarës cilësor me kabllo ABC, etj.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.