🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Në vitin 2019 niveli i humbjeve të energjisë do jetë 15.2 %

CelaOSHEE parashikon që në vitin 2019 niveli i humbjeve të energjisë të arrijë 15.2%. Sipas burimeve të kompanisë, një plan i hartuar për këtë qëllim, parashikon që cdo vit, niveli i humbjeve të ulet me 5% si normë e përfshirë në strategjinë e rimëkëmbjes financiare të sektorit të energjisë e miratuar nga qeveria. Strategjia parashikon që sektori i shpërndarjes të ketë më pak nevojë për mbështetjen buxhetore deri në vitin 2018, kur parashikohet të dilet nga kolapsi financiar ku gjendet prej shumë vitesh kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në total janë gjithsej 31.900 konsumatorë, prej të cilëve, 1.500 jofamiljarë dhe përfaqësojnë 2.6% të totalit të konsumatorëve. Në sektorin privat janë ende pa matësa rreth 1% e bizneseve, ndërsa rreth 10 mijë konsumatorë rezultojnë me matësat e dëmtuar ndofta dhe qëllimisht, që evidentohen gjatë procesit të faturimit.
OSHEE planifikon që në fillimvitin 2016 të mos ketë asnjë konsumator pa matësin e energjisë elektrike duke hequr përgjithmonë faturimin afrofe.

Futja e objektivit që cdo vit të ulet me 5% në vit niveli i humbjeve të energjisë në rrjet, ecën paralelisht me rritjen e arkëtimeve nga faturat korente, të cilat parashikohet që të vendosin në vitin 2018 parametra të pranueshëm në nivelin e humbjeve të energjisë edhe krahasuar me vendet në rajon.
Ndërkohë, OSHEE ka nisur zbatimin e një plani investimesh në rrjetet e shpërndarjes së energjisë me një projekt të financuar nga Banka Botërore dhe me fondet e veta si dhe një plan konkret për uljen e ndjeshme të kostove operative. administrative të shoqërisë. Falë këtyre investimeve pritet që të ulen humbjet, për të arritur në vitin 2019 në nivelin 15.2%. OSHEE planifikon që investimet gjatë 2015-tës të jenë rreth 10 miliardë lekë në përmirësimin e rrjetit, nga të cilat rreth 6.6 miliardë lekë janë nga burimet e brendshme.

Detyrimet e pashlyera ndër vite në OSHEE kanë bërë që ato të tejkalojnë 3-fish kapitalin aksioner të kompanisë, ndaj ulja e humbjeve dhe rritja e arkëtimeve mbeten dy objektivat më strategjikë dhe urgjentë në punën e saj.
Në 3-mujorin e parë sivjet u arrit të arkëtohen rreth 19.7 miliardë lekë, nga 13.2 miliardë lekë që ishte të plani, ose 149% më shumë dhe për pasojë rritja e likuiditetit ka rritur aftësinë paguese të kompanisë, që përvecse po shlyen shpenzimet korente, po ul detyrimet e prapambetura. Kështu, detyrimet ndaj kompanive të importit të energjisë për 3-mujorin e parë, u ulën me rreth 1.9 miliardë lekë. Sipas burimeve zyrtare, detyrimet e prapambetura pritet të ulen ndjeshëm gjatë vitit 2016 dhe pas vitit 2020 do të përfundojë shlyerja e plotë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.