☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▼1.19%
DOW 51,479 ▼0.37%
NASDAQ 26,710 ▼1.82%
NAFTA 95.58 ▲1.53%
ARI 4,108 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,813 ▼ -1.72% ETH $2,438 ▼ -2.74% XRP $1.3335 ▼ -2.45% SOL $104.8900 ▼ -2.33%
S&P 500 7,713 ▼1.19 % DOW 51,479 ▼0.37 % NASDAQ 26,710 ▼1.82 % NAFTA 95.58 ▲1.53 % ARI 4,108 ▼1.65 % S&P 500 7,713 ▼1.19 % DOW 51,479 ▼0.37 % NASDAQ 26,710 ▼1.82 % NAFTA 95.58 ▲1.53 % ARI 4,108 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Osmani: Zgjidhjet e vitit 1993 nuk mund të paraqiten si sukses në vitin 2026

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj propozimit për organizimin e provimit të jurisprudencës me pjesën teorike në gjuhën shqipe dhe pjesën praktike në gjuhën maqedonase, duke e krahasuar këtë model me zgjidhjet e viteve të para të pluralizmit në vend.

Në një status publik, Osmani rikujton vitin 1993, kur pas përpjekjeve dhe përplasjeve të shumta u hapën dy klasat e para në gjuhën shqipe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Shkup, ku ai vetë ishte pjesë e asaj gjenerate.

“Sot, kur dëgjova “zgjidhjen” për provimin e jurisprudencës – teoria në shqip, praktika në maqedonisht m’u kujtua menjëherë viti 1993.

Atë vit, pas shumë përplasjesh, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Shkup u hapën dy klasat e para në gjuhën shqipe. Isha pjesë e asaj gjenerate.

Edhe atëherë na ofrohej një zgjidhje e ngjashme: një pjesë në shqip, një pjesë në maqedonisht. Ishte koha kur dikush e konsideronte veten pronar të të drejtave tona dhe na i jepte ato me lugë të vogël, sipas masës që e gjykonte të përshtatshme.Prandaj më duket e pabesueshme që, 33 vjet më vonë dhe 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e njëjta logjikë po paraqitet si sukses.Ironia bëhet edhe më e madhe nga fakti se zëvendëskryeministri Bekim Sali ishte pjesë e po atyre dy klasave bashkë me mua.

Ai e ka jetuar atë kohë. E di shumë mirë se çfarë simbolizonte ai model dhe pse u deshën vite të tëra për ta tejkaluar.

Pikërisht për këtë arsye, do të duhej të ishte i pari që ta kuptonte se zgjidhjet e vitit 1993 nuk mund të shiten si arritje në vitin 2026″, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.