☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,696 ▲ +0.98% ETH $2,264 ▲ +0.9% XRP $1.2549 ▲ +0.11% SOL $96.0900 ▲ +0.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shpreh mbështetje për propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës dhe të zgjidhet President me t’u kthyer në Kosovë.

OVL e UÇK-së thekson se propozimi mbart peshë kombëtare dhe institucionale dhe i shërben frymës unifikuese në vend.

“Roli i Hashim Thaçit në shërbim të luftës çlirimtare dhe më pas përgjegjësitë institucionale nëpër të gjitha proceset shtetformuese dhe shtetndërtuese janë garanci dhe siguri për ecjen përpara të Kosovës në krah me aleatët tanë strategjikë.

Kthimi i tij duhet pritur me dinjitet institucional dhe me zgjidhje të ligjshme, që nuk lejon që vakuumi i tanishëm institucional dhe rrethanat degraduese ta mbajnë Kosovën peng dhe ta shpien në drejtim të gabuar”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK-së thekson më tej se institucionet relevante dhe forcat politike të Kosovës duhet ta shqyrtojnë seriozisht këtë propozim, përtej ndasive partiake.

“Sot Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të mbizotërojë interesi kombëtar, dinjiteti dhe siguria e shtetit, duke mos anashkaluar asnjëherë nderimin dhe respektin për ata që luftuan, sakrifikuan dhe fituan lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.