☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,823 ▼ -0.31% ETH $2,497 ▼ -0.12% XRP $1.4032 ▲ +0.82% SOL $109.7300 ▼ -0.77%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

PANAMA – Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 ballë Rihter, të paktën 27 të plagosur

PANAMA, 10 tetor /ATSH-AFP/- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 ballë Rihter goditi dje Panamanë, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave dhe rrugëve në pjesën qendrore të vendit.

Të paktën 27 persona mbetën të plagosur, ndërsa deri tani nuk janë raportuar viktima.

Lëkundjet e forta u ndjenë në të gjithë vendin e Amerikës Qendrore, i cili ka rreth 4,5 milionë banorë, sipas Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.

Sipas një njoftimi të Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, 27 persona në të gjithë vendin, pësuan plagë të lehta nga tërmeti.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) bëri të ditur se tërmeti ndodhi në orën 12:56 sipas kohës lokale, me epiqendrën rreth 10 kilometra larg qytetit të vogël Pitaloza Arriba, në provincën Herrera, në pjesën qendrore të vendit.

Fillimisht, USGS vlerësoi se tërmeti kishte një magnitudë prej 8,0 ballë Rihter por më pas e rishikoi vlerësimin në 7,7.

Pas lëkundjeve u dha një paralajmërim për cunami në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, i cili u hoq më vonë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi dje në rrjetin social X, se po e ndiqte nga afër situatën.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mobilizonin me shpejtësi burime dhe personel për të ndihmuar, me kërkesë të qeverisë panameze.

Autoriteti i Kanalit të Panamasë njoftoi se lundrimi në këtë kanal, i cili lidh Oqeanin Paqësor me Oqeanin Atlantik, nuk ishte prekur dhe po vijonte normalisht.

Aeroporti Ndërkombëtar i Panama Sitit u mbyll përkohësisht. Disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera si masë paraprake, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil.

Udhëheqësit e Kolumbisë, Ekuadorit dhe Guatemalës shprehën solidaritet me Panamanë dhe ofruan ndihmë.

Tërmetet janë të rralla në Panama dhe zakonisht, ndodhin në provincën perëndimore Chiriquí, në kufi me Kosta Rikën.

Instituti lokal i gjeoshkencave regjistroi më shumë se 80 lëkundje pasuese, njëra prej të cilave me magnitudë mbi 6,0 ballë Rihter.

Ky është tërmeti i katërt në Panama këtë vit, në Amerikën Latine me magnitudë mbi 7,0 ballë Rihter, pas dy tërmeteve të fuqishme të njëpasnjëshme në La Guaira të Venezuelës në qershor dhe një tërmeti të fortë në pjesën perëndimore të Kolumbisë në gusht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.