☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.64 ▲0.13%
ARI 4,661 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,243 ▲ +1.99% ETH $2,512 ▲ +0.61% XRP $1.4513 ▲ +3.16% SOL $109.2500 ▲ +9.11%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.64 ▲0.13 % ARI 4,661 ▼0.06 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.64 ▲0.13 % ARI 4,661 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Papa Leone XIV kundërshton përdorimin e fesë për të justifikuar luftën

Gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leone XIV u drejtua ndaj dhjetëra mijëra besimtarëve duke theksuar se Zoti është “Mbret i Paqes” dhe nuk mund të përdoret për të justifikuar luftën, sipas AP.

“Jezusi refuzon dhunën dhe ofron ngushëllim për të shtypurit”, theksoi Papa Leone.

Ky mesazh erdhi ndërsa lufta SHBA-Izrael në Iran po hyn në muajin e dytë dhe pushtimi rus i Ukrainës vazhdon ende.

Papa Leone kritikoi përdorimin e fesë nga udhëheqësit për të justifikuar konfliktet, duke thënë: “Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato”.

Gjatë meshës, besimtarët dhe klerikët morën pjesë në një procesion me degë ulliri dhe palma, duke përkujtuar hyrjen triumfale të Jezusit në Jerusalem para kryqëzimit të tij.

Leone, papa i parë i lindur në SHBA, rikthen traditat e Javës së Shenjtë, duke përfshirë ceremoninë e larjes së këmbëve në të Enjten e Shenjtë, në Bazilikën “San Giovanni” në Laterano, procesionin e së Premtes së Mirë në Kolose, vigjilin e Pashkës të shtunën dhe Meshën e Pashkës në Sheshin e Shën Pjetrit, ku do të japë edhe bekimin e Pashkës nga ballkoni i Bazilikës.

Ky rikthim i traditave thekson angazhimin e tij për të ruajtur ritualet e Kishës dhe për të kujtuar mesazhet e paqes, shërbimit dhe përkujdesjes ndaj të margjinalizuarve, duke vijuar disa nga traditat që Papa Francesku kishte vendosurgjatë periudhës kur ai shërbeu si Papë i Kishës Katolike. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.