☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 72.02 ▼0.08%
ARI 4,108 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,350 ▲ +2.37% ETH $1,787 ▲ +1.95% XRP $1.1127 ▲ +1.75% SOL $79.1400 ▲ +1.48%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 72.02 ▼0.08 % ARI 4,108 ▼0.8 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 72.02 ▼0.08 % ARI 4,108 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Horoskopi

Parashikimi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja në punë dhe surpriza në dashuri

Dashi

Dashi hyn në një nga periudhat më të mira të muajit. Dyert që deri tani kanë qenë të mbyllura mund të hapen, sidomos në punë dhe në çështje profesionale. Takimet, bisedimet dhe dokumentacioni favorizohen, ndërsa edhe në jetën sentimentale priten zhvillime pozitive dhe afrime të rëndësishme. Mjafton të tregoni iniciativë dhe të mos lini pas dore mundësitë që ju paraqiten.

Demi

Demi është ndër shenjat më të favorizuara. Afërdita ju mbështet në ekonomi, biznes dhe dashuri, duke ju dhënë mundësinë të stabilizoni financat dhe të rregulloni situata që ju kanë shqetësuar prej kohësh. Një lidhje e lënë pezull mund të marrë një kthesë pozitive, ndërsa qetësia dhe durimi do të jenë çelësi i suksesit.

Binjakët

Binjakët përjetojnë një periudhë shumë të favorshme në aspektin ekonomik. Mund të hapen burime të reja të ardhurash dhe të lindin mundësi të mira profesionale. Një udhëtim i shkurtër ose një takim gjatë fundjavës mund të sjellë lajme të mira, ndërsa e diela konsiderohet dita më me fat për të nisur projekte të reja.

Gaforrja

Gaforrja ka ardhur në momentin ideal për të mbyllur problemet e së kaluarës dhe për të ndërtuar plane të reja. Në familje dhe në dashuri krijohen kushte për marrëdhënie më serioze, ndërsa në punë mund të vijë një ofertë shumë joshëse. Megjithatë, këshillohet që çdo vendim të merret me qetësi dhe pa nxitim.

Luani

Luani do të ketë një fundjavë të mbushur me angazhime dhe zhvillime të rëndësishme. Në punë hapen mundësi për të zgjidhur çështje që kanë mbetur pezull, por duhet të tregoni kujdes me informacionet personale dhe planet afatgjata. Në dashuri nuk mungon pasioni, edhe pse debatet e vogla mund të jenë pjesë e përditshmërisë.

Virgjëresha

Virgjëresha është në qendër të ndikimeve pozitive të Afërditës. Kjo periudhë favorizon karrierën, financat, dokumentacionin dhe çdo çështje që kërkon përqendrim. Ata që mbajnë poste me përgjegjësi duhet të lexojnë me kujdes çdo dokument përpara se ta firmosin, ndërsa në jetën personale priten zhvillime të këndshme.

Peshorja

Peshorja hyn në një fazë stabiliteti, sidomos në ekonomi dhe karrierë. Edhe nëse disa procese ligjore ose burokratike vonohen, ato pritet të përfundojnë në favorin tuaj. Fundjava është e përshtatshme edhe për blerje ose shitje të rëndësishme që mund të rezultojnë të suksesshme.

Akrepi

Akrepi ka mundësi të mira për të zgjidhur çështje ligjore, financiare apo të lidhura me prona. Takimet me institucione ose persona me ndikim mund të japin rezultate konkrete, ndërsa situata ekonomike pritet të stabilizohet ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

Shigjetari

Shigjetari favorizohet veçanërisht në bashkëpunime dhe në karrierë. Mund të merrni pagesa ose të ardhura që i prisnit prej kohësh, ndërsa bisedimet profesionale dhe marrëveshjet kanë shumë gjasa të përfundojnë me sukses. Edhe në dashuri krijohen kushte për afrime dhe harmoni.

Bricjapi

Bricjapi përfiton nga një periudhë e mirë për të rishikuar financat dhe për të zgjidhur problemet që kanë mbetur pezull. Afërdita ju ndihmon të gjeni stabilitet dhe të ecni përpara me më shumë siguri, duke e kthyer fundjavën në një moment të përshtatshëm për vendime të rëndësishme.

Ujori

Ujori sheh përmirësime në biznes, karrierë dhe ekonomi. Edhe pse lodhja e ditëve të fundit ndihet ende, rezultatet e punës suaj do të fillojnë të duken. Në jetën sentimentale krijohen mundësi për lidhje më të forta dhe për një komunikim më të mirë me partnerin.

Peshqit

Peshqit mbyllin listën si një nga shenjat më të favorizuara të fundjavës. Mund të lindë mundësia për një ngritje në detyrë ose për një ndryshim pune që sjell më shumë përgjegjësi, por edhe përfitime financiare. Vendimet që lidhen me karrierën kanë gjasa të japin rezultate shumë pozitive, ndaj kjo është koha e duhur për të bërë hapa të rëndësishëm drejt së ardhmes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.