☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.75 ▲0.74%
ARI 4,023 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,178 ▼ -4.96% ETH $2,215 ▼ -6.02% XRP $1.2189 ▼ -7.96% SOL $93.4200 ▼ -8.67%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.75 ▲0.74 % ARI 4,023 ▼0.21 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.75 ▲0.74 % ARI 4,023 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Bota

PARIS – Franca përballet me vështirësi financiare, rrezikon objektivin për uljen e deficitit në 2026

– Franca rrezikon të mos përmbushë objektivin për uljen e deficitit buxhetor këtë vit, për shkak të përkeqësimit të pritshmërive për rritjen ekonomike, raportoi “Reuters”.

Ministri i Financave, Roland Lescure, deklaroi sot se qeveria mund të detyrohet të marrë masa shtesë për kursime.

Në një përditësim të situatës financiare para deputetëve, Lescure tha se qeveria ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2026 nga 0,9% në 0,7%, pas një fillimi të dobët të vitit dhe ndikimit të luftës në Iran.

Rritja më e ngadaltë ekonomike, po ndikon në të ardhurat nga taksat, ndërsa qeveria është detyruar të ofrojë mbështetje financiare, për disa sektorë të prekur nga rritja e kostove të energjisë, si pasojë e konfliktit.

“Është e qartë se objektivi ynë për një deficit publik prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është tashmë i vështirë për t’u arritur. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur, për t’iu afruar sa më shumë këtij objektivi”, tha Lescure pas takimit me ligjvënësit.

Ministri i Buxhetit, David Amiel, bëri të ditur se do të nevojiten edhe 3 miliardë euro kursime ose ngrirje shpenzimesh shtesë, për të përballuar shpenzimet e paparashikuara.

Kjo vjen, përveç 6 miliardë eurove të masave emergjente kursimi të zbatuara më herët.

Edhe shpenzimet e qeverive lokale përbëjnë një rrezik për objektivin e deficitit.

Ministria e Financave vlerëson se ato mund të tejkalojnë planin me rreth 2 miliardë euro.

Sipas Lescure, gjysma e dytë e vitit, do të jetë vendimtare për financat publike të Francës.

Vështirësitë buxhetore e bëjnë edhe më të komplikuar hartimin e buxhetit për vitin 2027, i cili duhet të paraqitet në shtator.

Shqetësimet po rriten se borxhi publik i Francës, që arrin rreth 3,5 trilionë euro, mund të vazhdojë të rritet, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.