☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.49 ▲0.59%
ARI 4,076 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,754 ▲ +0.54% ETH $2,346 ▲ +0.7% XRP $1.3266 ▲ +1.14% SOL $101.2800 ▲ +0.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.49 ▲0.59 % ARI 4,076 ▲0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.49 ▲0.59 % ARI 4,076 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Parlamenti kroat voton mosbesimin e kryeministrit dhe rrëzon qeverinë

Mosbesimin e kryemistrit të kroacise, Timohir Oreshkoviç dhe qeverisë së tij e votuan 125 deputetë të Parlamentit.

Parlamenti kroat në seancën e djeshme me shumicë prej 125 votash votoi mosbesimin e kryeministrit të vendit Tihomir Oreshkoviç. Për mosbesim Oreshkoviç votuan anëtarët e koalicionit Patriotik, si pjesë e opozitës e mbledhur rreth SDP-së.

Kundër mosbesimit të kryeministrit votuan të gjithë 12 anëtarët e Lëvizjes Most,  gjithsej 15 vota ishin kundër dhe dy abstenime. Në Parlament në momentin e votimit ishin 135 deputetë.

Në seancën parlamentare nuk u paraqën ministrat e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), si dhe Tomislav Karamarko. Votimi i mosbesimit ndaj kryeministrit Tihomir Oreshkoviç, vlen edhe për të gjithë ministrat, apo për të gjithë qeverinë. Sipas këtij vendim parlamentar, Qeveria e Tihomir Oreshkoviç bëhet teknike ose Qeveri në dorëheqje.

Nga dita e djeshme filloi afati 30 ditorë, ku përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare duhet të paraqesin mandatarin e ri presidentes së Republikës, e cila ka mbi 76 vota.

Sipas paralajmërimeve HDZ-ja do të mbështesë mandatarin e ri, ministrin e Financave Zdravko Mariç. Nëse arrihet shumica, Mariç mund të formojë qeverinë e re. Nëse kjo nuk mund të arrihet brenda kohës së përcaktuar, presidentja detyrohet të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.