☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,668 ▲ +0.96% ETH $2,342 ▲ +1.3% XRP $1.3201 ▲ +2.15% SOL $100.9700 ▲ +0.62%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Parlamenti miraton ligjin e ri, SHISH merr kompetenca të zgjeruara për kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike

Në kulmin e luftës hibride, SHISH zgjeron kompetencat për mbledhjen e informacionit brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Parlamenti miratoi këtë të enjte projektligjin e ri, me 72 vota pro të socialistëve, duke i hapur rrugë SHISH të mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë vendit kryesisht për aktivitetin e shërbimeve të huaja inteligjente, terrorizmin, ekstremizmin, krimet kundër mjedisit dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë.

Madje, tashmë SHISH mund të merret specifikisht me kërcënimet hibride, sulmet kiberetike, kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike apo sulme që cënojnë infrastrukturën kritike të vendit.

Po ashtu, me këtë ligj SHISH-it i njihet e drejta për akses të kufizuar në bazat shtetërore të të dhënave, sipas funksioneve ligjore dhe përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale.

Miratimi i këtij ligji, vjen në një moment kur qeveria shqiptare prej 1 muaji pretendon se për shkak të investimit në Zvërnec e Sazan, Shqipëria është në qendër të luftës hibride, nga vende armiqësore, kryesisht Irani apo Rusia, por dhe vende konkurrente fqinje në rajon për shkak të turizmit.

Po ashtu, pretendohet se agjentura apo eksponentë të shteteve si Irani janë pjesë fizike e protestës së bulevardit, si Dritan Goxhaj apo Ikballe Huduti, e shpallur non-grata nga Shqipëria për cënim të sigurisë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.