Pas mospajtimeve mes tyre, Quni publikon fotografinë me Abdixhikun e Shalën
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi ku shihet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shalën, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Lumiri me Shaljan”.
Fotografia vjen pas përplasjeve të brendshme në LDK lidhur me marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe LVV-së për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të Kosovës.
Marrëveshja ishte kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe Kujtim Shala.
Përveç Shalës, kundër kandidaturës së Sejdiut ishin deklaruar edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.
Ndërkohë, Bekim Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president më 14 shtator, duke deklaruar se në rrethanat e krijuara nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij.
Në këtë kontekst, publikimi i fotografisë së Qunit me Abdixhikun dhe Shalën vjen pas një periudhe tensionesh të dukshme brenda LDK-së rreth marrëveshjes me LVV-në. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.