☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,752 ▲ +0.4% ETH $2,688 ▲ +0.96% XRP $1.4907 ▲ +1.16% SOL $119.8500 ▲ +1.63%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Pas shtatë vitesh, Ian Somerhalder zbulon pse u tërhoq nga aktrimi

Aktori Ian Somerhalder, i njohur për rolet në serialet “The Vampire Diaries” dhe “Lost”, ka zbuluar për herë të parë arsyen e vërtetë pse u largua nga aktrimi në vitin 2019.

Në një intervistë në podcastin “Haley on the Go”, 47-vjeçari e cilësoi vendimin e tij si “të sinqertë dhe disi të debatueshëm”, duke thënë se gjithçka lidhej me mënyrën se si u trajtua seriali i tij “V Wars” nga Netflix.

Somerhalder tregoi se kishte investuar pothuajse një vit punë në projekt, madje kishte zhvendosur familjen në Ontario të Kanadasë për xhirimet.

“Kur pashë versionin përfundimtar, nuk ishte as i shikueshëm. U thashë drejtuesve se nuk doja ta vendosja emrin tim mbi të dhe se isha gati t’ua ktheja milionat që kisha marrë,” tha ai.

Sipas aktorit, Netflix i lejoi atij dhe partnerit të tij producent të merrnin kontrollin krijues të serialit, por pa financim shtesë. Për ta përfunduar projektin, ata siguruan mbi 6 milionë dollarë nga burime të tjera dhe xhiruan materiale shtesë brenda vetëm gjashtë ditësh, një ritëm pune që, sipas Somerhalder, e çoi në spital.

Edhe pse “V Wars” pati sukses pas publikimit në dhjetor 2019, seriali u anulua pas sezonit të parë.

Aktori pretendon se anulimi nuk kishte të bënte me audiencën, por me konflikte mes drejtuesve të kompanisë.

“Pashë veten në pasqyrë dhe i thashë gruas sime: Jam 40 vjeç dhe nuk dua të kaloj dy vite të jetës sime duke punuar kaq shumë, që karriera ime të varet nga drejtues që merren me lojëra pushteti. Aty vendosa të largohem.”

Pas largimit nga Hollywood-i, Somerhalder dhe bashkëshortja e tij, aktorja Nikki Reed, u zhvendosën në një fermë në Kaliforni, ku janë përqendruar në sipërmarrje dhe projekte të tjera jashtë industrisë së filmit.

Megjithatë, ai la të kuptohet se një rikthim në ekran nuk është plotësisht i përjashtuar. Somerhalder zbuloi se ai dhe ekipi i tij kanë rimarrë të drejtat e “V Wars”, edhe pse pranoi se nuk e di nëse seriali do të mund të rikthehet ndonjëherë në televizion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.