🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,171 ▼ -1.6% ETH $2,178 ▼ -2.35% XRP $1.4155 ▼ -2.16% SOL $86.6800 ▼ -3.53%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Politika

PD: Rama i jep lagunën e Patokut deputetit Armando Prenga

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme dhënien e lagunës së Patokut vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Në një dalje për mediat Sekretari për Çështjet e Sigurisë në PD Bashkim Shehu tha se me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit Prenga ka arritur të marrë lagunën e Patokut.

Duke bërë publike materialet, Shehu theksoi se skandali thellohet edhe mnë tepër pasi kjo kompani është ngritur enkas për këtë punë prej 2 muajsh.  Sipas PD ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsion e biznes qeveritar i autorizuar nga Kryeministri Edi Rama.

Më poshtë deklarata e plotë e Partisë Demokratike: 
“Ndërsa dekriminalizimi është kthyer në nevojë jetike dhe në urgjencë kombëtare, Edi Rama, autori i inkriminimit masiv  të institucioneve e parlamentit, jo vetëm nuk po reflekton, por po bën të kundërtën, po bën edhe biznes me lidhjet e tij kriminale. Dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit Armando Prenga, është padyshim thellimi i inkriminimit. Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh. Kemi këtu dokumentat që tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë. Kështu, Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz dhe dhjetra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në Lagunën e Patokut. Ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsion e biznes qeveritar. Kjo është skema e inkriminimit në veprim dhe këtë po bën Edi Rama, me ndarje favoresh të majme me të inkiriminuarit që ka futur në administratë, në zyra, në partinë e tij e deri në parlament.
Partia Demokratike paralajmëron Edi Ramën dhe ortakët e tij se nuk do ta njohë këtë kontratë korruptive dhe do ta anullojë atë në momentin më të parë kur të marrrim përgjegjësitë për vendin.”
tha Shehu

pd
pd

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.