☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +0.48% ETH $2,323 ▲ +0.86% XRP $1.3141 ▲ +2.11% SOL $100.3500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Për herë të parë ATSH dhe Belga News nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Për herë të parë ATSH dhe agjencia më e madhe belge e lajmeve, Belga News nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Valbona Zhupa dhe drejtori i përgjithshëm i Belga-s, Patrick Lacroix.

Objekti i kësaj marrëveshje bashkëpunimi mes dy agjencive është zhvillimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shkëmbimit të lajmeve.

Marrëveshja parashikon jo vetëm shkëmbimin e lajmeve mes dy agjencive, por edhe të fotove, që do t’u mundësojnë qytetarëve të dy vendeve të njihen më shumë me zhvillimet politike, ekonomike, turistike, kulturore dhe sportive në Shqipëri dhe Belgjikë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, e para mes dy agjencive dhe me një vend anëtar të BE-së si Belgjika, u konsiderua shumë e rëndësishme nga Zhupa dhe Lacroix, veçanërisht në një kohë kur opinioni publik kërcënohet nga fenomeni i lajmeve të rreme dhe bota po transformohet nga inteligjenca artificiale.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në selinë qendrore të agjencisë “Belga news”, ku ndodhen edhe zyrat e ENR, europeannewsroom.com., redaksia e përbashkët e 18 agjencive evropiane të lajmeve, European News Room (ENR), ku Agjencia Telegrafike Shqiptare bën pjesë me të drejta të plota.

Për ATSH-në të qenit anëtarë me të drejta të plota në European Newsroom, një projekt unik që pasqyron frymën e Evropës me seli në Bruksel është tejet e rëndësishme si një kontribut jo vetëm për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve, por edhe për informimin në kohë reale, me saktësi nga dhe përreth Evropës.

Kjo marrëveshje u nënshkrua gjithashtu në kuadër të konferencën së pranverës të EANA-s, me temë ”E drejta e autorit për agjencitë e lajmeve në epokën e IA”, organizuar nga agjencia “Belga news”.

Në harkun kohor të një viti, drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me vende të tjera anëtare të BE-së si me agjencinë greke të lajmeve, ANA, me atë bullgare, BTA, me agjencinë italiane të lajmeve, ANSA, me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, agjencinë izraelite të lajmeve, TPS, ndërkohë që priten edhe marrëveshje me agjenci të vendeve të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.