☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Përkeqësimi i motit/FA në gatishmëri, Bashkitë të marrin masa urgjente

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast nevoje tek zonat që mund të preken nga përmbytjet.

Lajmin e bëri me dije Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, sot në një konferencë për mediat ku tha se Forcat e Armatosura janë gati të ndërhyjnë në rast nevoje për të qenë pranë banorëve.

Sipas saj, kushtet e atmosferike mund të sjellin përmbytje prandaj dhe institucionet lokale dhe qendrore po marrin masa maksimale për të parandaluar pasojat negative nga përmbytjet e mundshme.

Ministrja Xhaçka shtoi se, qeveria ka kërkuar nga institucionet e pushtetit lokal, Bashki e Prefekturë marrjen e masave urgjente për ti bërë ballë situatës.

Sipas saj, janë në gatishmëri të plotë institucionet lokale e qendrore për të parandaluar problematika të ndryshme që mund të vijnë nga përmbytjet.

“Institucionet shtetërore janë duke bërë rifreskime të situatës orë pas ore. Janë porositur të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e Bashkive për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjente për garantimin e jetesës normale të komunitetit. Jemi duke diskutuar me ministritë e linjës për të garantuar furnizimin me ujë dhe energji, si dhe të punohet për mundësimin e kullimit të ujërave. Po punohet me Ministrinë e Transporteve për lëvizjen e mjeteve në rrugë”, tha ministrja Xhaçka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.