☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,688 ▲0.14%
DOW 53,512 ▼0.12%
NASDAQ 26,174 ▲0.09%
NAFTA 81.95 ▼0.5%
ARI 4,650 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,388 ▼ -0.89% ETH $2,474 ▲ +0.26% XRP $1.3823 ▼ -6.3% SOL $96.6500 ▼ -1.7%
S&P 500 7,688 ▲0.14 % DOW 53,512 ▼0.12 % NASDAQ 26,174 ▲0.09 % NAFTA 81.95 ▼0.5 % ARI 4,650 ▼0.95 % S&P 500 7,688 ▲0.14 % DOW 53,512 ▼0.12 % NASDAQ 26,174 ▲0.09 % NAFTA 81.95 ▼0.5 % ARI 4,650 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Përmbyset varka në Mesdhe/ 41 emigrantë humbin jetën, vetëm 4 të mbijetuar

41 emigrantë të paligjshëm që po tentonin të kalonin detin Mesdhe me një anije të vogël u mbytën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të ishullit të Lampedusas në Itali, ku mjeti lundrues u përmbys dhe më pas u mbyt.

Mes viktimave ishin dhe shumë fëmijë ndërsa vetëm katër persona mundën të mbijetonin. Ata qëndruan për disa ditë në det të hapur e më u shpëtuan pasditen e të martës nga një anije e cila I dërgoi drejt rojës bregdetare.

Të mbijetuarit, sipas mediave italiane, janë nga Bregu i Fildishtit dhe Guinea. Ata rrëfyen para agjentëve se ishin nisur nga Tunizia të enjten por teksa po i afroheshin brigjeve italiane varka u përmbys për shkak të një dallge të madhe. Nga patrullime te kryera rreth zonës ku emigrantët thanë se ndodhi ngjarja, roja bregdetare nuk gjeti asnjë trup.

Emigrantët e mbijetuar treguan se pas mbytjes së anijes qëndruan në ujë për disa orë e më pas gjetën një varkë të prishur pa motor, në të cilën qëndruan deri sa u shpëtuan.

Rruga e kalimit të emigrantëve në Mesdheun Qendror nga Afrika e Veriut në Evropë është më vdekjeprurësja në botë. Mbi 1,800 njerëz kanë vdekur duke tentuar kalimin vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti, gati 900 më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë 92 mijë të tjerë, sipas ministrisë së Brendshme, kanë zbarkuar në brigjet e Italisë. Shifër kjo dy herë më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.