☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,520 ▲ +1.83% ETH $2,330 ▲ +2.77% XRP $1.2892 ▲ +2.48% SOL $93.6800 ▲ +1.23%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Piromanët i shpëtojnë drejtësisë, vetëm 18 fajtorë në 211 çështje! Shumica e dosjeve mbyllen pa prova

Edhe kjo verë ka qenë një tjetër provë për njerëzit dhe autoritetet përballë zjarreve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile deklaron për gazetaren Anila Hoxha, se prej 1 qershorit, 50 vatra zjarri masive kanë vënë nën pushtetin e flakëve qindra hektarë, të cilat deri më tani janë menaxhuar në nivel kombëtar.

Ndërsa dëmi nga zjarret në fondin e pyjeve dhe kullotave për vitin e kaluar u llogarit në 77 milionë euro, dy mbeten reagimet kryesore të institucioneve për të përballuar situatën: shuarja e flakëve dhe ndëshkimi penal.

Kodi Penal parashikon dënime të ashpra për zjarrvënien e pyjeve me dashje, deri në 20 vite burg, kur dëmi shkaktohet në jetën e njerëzve dhe në dëmtimin e zonave të mbrojtura.

Por, përtej arrestimeve që bëhen publike çdo verë, në çdo situatë të përsëritur, nuk ka të dhëna se sa është numri i gjobave të vendosura nga bashkitë në rastet e shkeljes së rregullave të mbrojtjes nga zjarri.

A kemi një drejtësi mjedisore efektive?

Kjo është edhe pyetja që ngrihet përballë përsëritjes së situatave të zjarreve dhe mënyrës se si trajtohen ato nga sistemi i drejtësisë.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, të bëra publike nga avokati Lorenc Danaj për gazetaren Anila Hoxha, në pesë vite janë hetuar 211 çështje, nga të cilat vetëm 18 persona janë gjetur fajtorë.

“Në pesë vjet, siç raporton Prokuroria e Përgjithshme, u hetuan 211 çështje, nga të cilat u gjetën fajtorë 18 persona. Shumica e çështjeve u pushuan dhe u pezulluan për mungesë provash dhe për mungesë faktesh.”

Ndërkohë, me hapjen e Kapitullit 27 për mjedisin, Gjykata e Apelit është udhëzuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që të shqyrtojë me prioritet çështjet mjedisore, ku bëjnë pjesë edhe dosjet e zjarrvënies.

“Me hapjen e Kapitullit 27 për mjedisin, Gjykata e Apelit është udhëzuar nga KLGJ që të shqyrtojë me prioritet çështjet mjedisore, ku bëjnë pjesë edhe dosjet e zjarrvënies.”

Të dhënat ngrenë pikëpyetje mbi efektivitetin e drejtësisë mjedisore, në një kohë kur zjarret vijojnë të jenë një prej problematikave të përsëritura gjatë muajve të verës dhe dëmet ndaj pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura mbeten të konsiderueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.