☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,696 ▲ +0.3% ETH $2,686 ▲ +0.98% XRP $1.4875 ▲ +1.07% SOL $119.6000 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Pitbull vendos rekord botëror, hyn në Librin Guinness

Reperi i njohur Pitbull ka hyrë zyrtarisht në Librin Guinness të Rekordeve Botërore, pasi 22.141 fansa të veshur me kapele që iemitonin u mblodhën në koncertin e tij në BST Hyde Park në Londër, duke vendosur rekordin për grumbullimin më të madh të njerëzve me “bald caps”.

Rekordi u konfirmua zyrtarisht të dielën nga gjyqtari i Guinness World Records, Will Munford.

Nisma ishte paralajmëruar prej muajsh nga Pitbull, emri i vërtetë i të cilit është Armando Christian Pérez, pasi artisti kishte shprehur dëshirën ta kthente traditën e fansave të tij në një rekord botëror. Prej disa turnesh, admiruesit e tij paraqiten në koncerte të veshur si ai, me kokë tullace, syze dielli dhe kostume elegante, një fenomen që njihet si lëvizja “Bald E”.

Mbrëmja ishte historike edhe për një tjetër arsye. Koncerti i Pitbull mblodhi 69.999 spektatorë, duke u bërë performanca me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e festivalit BST Hyde Park.

Koncerti nisi me hitin “Don’t Stop the Party”, ndërsa artisti interpretoi edhe këngët “Hotel Room Service”, “International Love”, “I Feel Good”, “Time of Our Lives” dhe “Give Me Everything”.

Në skenë iu bashkuan edhe dy të ftuar surprizë, Lil Jon dhe Kesha. Me Lil Jon interpretoi disa këngë, ndërsa me Kesha solli hitin e njohur “Timber”.

Në fund të mbrëmjes, Pitbull surprizoi publikun britanik duke kënduar edhe “Wonderwall” të grupit Oasis, si një homazh për fansat anglezë, përpara se spektakli të mbyllej me fishekzjarre mbi Hyde Park.

Turneu i tij “I’m Back Tour” ka shitur mbi 2 milionë bileta në 27 vende, duke u bërë turneu solo më i suksesshëm në karrierën e Pitbull.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.