🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,600 ▲0.26%
DOW 51,079 ▲0.09%
NASDAQ 27,087 ▲0.42%
NAFTA 92.47 ▲5.85%
ARI 4,515 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,191 ▼ -3.43% ETH $1,997 ▼ -0.41% XRP $1.2949 ▼ -2.65% SOL $80.7900 ▼ -1.36%
S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 92.47 ▲5.85 % ARI 4,515 ▼1.7 % S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 92.47 ▲5.85 % ARI 4,515 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
roze

“Po shijojnë më të mirën e të dy botëve”/ Dua Lipa dhe Callum Turner pas celebrimit në Londër, drejt festës në Siçili

Dua Lipa është në kulmin e lumturisë pas celebrimit të martesës së saj intime në Londër, me aktorin Callum Turner bën të ditur revista “People“. Këngëtarja me origjinë shqiptare u martua të dielën, më 31 maj, në një ceremoni private në Old Marylebone Town Hall në Londër.

Një burim për revistën “People” ka treguar ekskluzivisht se Dua Lipa nuk mund të ishte më e lumtur.

“Ishte një ceremoni intime dhe me shumë kuptim, të rrethuar nga njerëzit e tyre të afërt”, tha burimi për People.

Sipas të njëjtit burim, çifti zhvilloi një festë të vogël pas ceremonisë dhe janë shumë të emocionuar për planet që i presin. Bëhet e ditur se Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë një tjetër festë martese në Siçili këtë fundjavë.

“Po shijojnë më të mirën e të dy ‘botëve’, një moment privat vetëm për ta dhe një festë më të madhe me familjen dhe miqtë në Itali”, shton burimi.

Në ceremoninë e celebrimit Dua Lipa kishte veshur një fustan nusërie “couture” të personalizuar nga Schiaparelli, i dizajnuar nga Daniel Roseberry. Veshja përfshinte një xhaketë elegante në ngjyrë krem me bel të theksuar dhe kopsa ari, si dhe një fund asimetrik në të njëjtën ngjyrë. Pamja e saj u kompletua nga doreza të bardha, këpucë Christian Louboutin, një kapelë të bardhë me strehë të gjerë nga Stephen Jones, si dhe një gjerdan diamanti në formë gjarpri.

Ndërsa Callum Turner u shfaq me një kostum klasik të errët, me dy rreshta kopshash, këmishë dhe kravatë.

Në fotografitë e publikuara, çifti shihej duke buzëqeshur dhe duke u mbajtur për dore teksa Dua mbante edhe një buqetë të vogël me lule.

Lipa kishte konfirmuar fejesën me Callum Turner në një intervistë për British Vogue në qershor 2025, duke treguar se unaza ishte dizajnuar me ndihmën e motrës dhe shoqeve të saj më të ngushta.

“Jam e fiksuar pas saj. Është shumë unë” ka pohuar më parë ajo.

Çifti nisi të përflitet për lidhjen në janar 2024, kur u panë së bashku në një event në Londër, ndërsa e bënë publike lidhjen në Instagram në korrik të po atij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.