☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,670 ▲0.03%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.31 ▲1.24%
ARI 4,174 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,298 ▲ +1.47% ETH $2,504 ▲ +2.09% XRP $1.3692 ▲ +1.62% SOL $107.3200 ▲ +2.55%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.31 ▲1.24 % ARI 4,174 ▼0.08 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.31 ▲1.24 % ARI 4,174 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

PPE mbështet PD-në, Montserrat: Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë dhe të ecë drejt BE

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (PPE), Dolors Montserrat, ka shprehur mbështetjen e familjes politike evropiane për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe procesin e saj të riorganizimit.

Në një mesazh drejtuar Kuvendit të PD-së, Montserrat theksoi “Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë” duke nënvizuar synimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne duam t’ju shohim në pushtet, në qeverinë e Shqipërisë, sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë dhe të ecë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh ajo.

Montserrat vlerësoi gjithashtu procesin e modernizimit të PD-së, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe besimit të qytetarëve.

Ajo theksoi mbështetjen e PPE-së për Partinë Demokratike, duke shtuar se familja e madhe politike evropiane do të jetë pranë saj në këtë fazë të re politike.

“Sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë, të luftojë kundër të gjithë narkotikëve, mafieve dhe krimit të organizuar, t’u rikthejë të gjithë qytetarëve shqiptarë besimin tek kjo komb i madh që është Shqipëria, dhe ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Dhe ju e dini që unë dhe Manfred, Manfred dhe unë, në emër të të gjithë familjes së PPE-së (EPP), ju mbështesim të gjithëve. Prandaj përgëzoj për këtë kongres të madh Dr. Berishën dhe gjithë ekipin tuaj në këtë fazë të re. Por sigurisht, ju keni gjithë ne, gjithë familjen e PPE-së, për t’ju ndihmuar, për t’ju mbështetur, për të qenë me ju, për të rikthyer sërish në pushtet parimet e lirisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit për këtë vend të mrekullueshëm.Shihemi së shpejti“, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.