☁️
Tiranë 33°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 99.20 ▼3.2%
ARI 4,379 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $76,887 ▼ -1.45% ETH $2,458 ▼ -0.41% XRP $1.3255 ▼ -3.89% SOL $99.0100 ▼ -2.34%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.20 ▼3.2 % ARI 4,379 ▼0.65 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.20 ▼3.2 % ARI 4,379 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Pr/ligji për taksën e pasurisë së paluajtshme në konsultim publik, Malaj: Ruan normë të ulët taksimi

Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme. Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se kjo reformë mbron familjet shqiptare, ruan një nga normat më të ulëta të taksimit në rajon dhe nuk sjell rritje të barrës për shumicën dërrmuese të qytetarëve. Sipas ministrit, nisma pritet të sjellë më shumë zhvillim për komunitetet si dhe të rrisë investimet për qytetarët, duke garantuar një sistem më të drejtë për të gjithë.

“Me këtë reformë, forcojmë parimin e drejtësisë fiskale, ata që zotërojnë më shumë prona do të japin një kontribut më të madh për zhvillimin e vendit, ndërsa banesa e parë dhe kategoritë në nevojë vijojnë të mbrohen”, theksoi Malaj. Në të njëjtën kohë, Malaj theksoi se fuqizohen bashkitë me më shumë të ardhura për të investuar në rrugë, shkolla, hapësira publike dhe shërbime më cilësore.

“Një pushtet vendor më i fortë do të thotë më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie për çdo komunitet. Për një Shqipëri më të fortë, me më shumë mundësi për qytetarët dhe më shumë zhvillim për çdo bashki”, theksoi ai. Konkretisht, projektligji i ri për taksën mbi pasuritë e paluajtshme garanton zbritje me 50% të taksimit për banesën e parë, ndërkohë që individët që zotërojnë 2 ose më shumë banesa përfitojnë ulje të taksës vetëm për 1 banesë.

Sipas kategorive përkatëse, ndërtesa për banim do të taksohen në masën 0,1% – 0,2%; ndërtesat për veprimtari ekonomike në masën 0,15% – 0,25%; toka bujqësore në masën 0,05% – 0,15%; tokat pyjore me 0,05% – 0,15%; tokë truall me 0,075% – 0,175% dhe tokë për përdorime të tjera në masën 0,075% – 0,175%. Po ashtu, projektligji parashikon që ndërtesat e papërfunduara tatohen me 30% të shkallës së taksës së kategorisë përkatëse. Ministri pasqyroi edhe nivelin e taksës së pronës në rajon, ndërsa theksoi se për banesat me vlerë deri në 16,8 milionë lekë taksa mbetet e pandryshuar në projektligjin e ri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.