☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.38 ▲0.3%
ARI 4,168 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $86,250 ▲ +1.73% ETH $2,725 ▲ +1.39% XRP $1.5158 ▲ +1.95% SOL $121.7500 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.38 ▲0.3 % ARI 4,168 ▲0.13 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.38 ▲0.3 % ARI 4,168 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
05 Tet 2026
Breaking
Premier League

“Premier League është e pamëshirshme, do të përqendrohemi te sfida e radhës ndaj Liverpool”

Trajneri i përkohshëm i Chelsea, Calum McFarlane, kërkon që skuadra të lërë pas krahëve humbjen e turpshme 1-3 në shtëpi ndaj Notingham Forest, duke u fokusuar te sfida e radhës, ajo në “Anfield” ndaj Liverpool.

“Mënyra se si u pranuan dy golat na ka kthyer vërtet prapa. Tani kemi një mal për t’u ngjitur. Nuk mund ta bësh këtë në këtë nivel, veçanërisht kundër një skuadre që po lufton për mbijetesën”, tha trajneri i Chelsea.

“Premier League është një kampionat i pamëshirshëm, është një nivel vërtet i lartë. Nuk mund t’i fillosh ndeshjet ashtu siç i nisëm në Premier League kundër një skuadre me cilësinë e Forest”, shtoi trajneri i “blues”.

Më tej, McFarlane tha: “E tëra çfarë mund të përqendrohemi tani është të përqendrohemi tek sfida e radhës. Do ta rishikojmë ndeshjen, do të përpiqemi të gjejmë arsyen”.

“Do të sigurohemi që niveli i performancës të jetë i një niveli më të lartë kundër Liverpool pas pesë ditësh. Nuk po e shoh pamjen e përgjithshme, por duhet të shënojmë më shumë në rastet që krijojmë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.