☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +1.14% ETH $2,266 ▲ +1.04% XRP $1.2563 ▲ +0.17% SOL $96.2700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Rajoni

Presidenti turk Erdogan shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Udhëheqësit e NATO-s që takohen në Vilnius të Lituanisë javën e ardhshme pritet të riafirmojnë se Ukraina do t’i bashkohet aleancës së tyre në të ardhmen. “Nuk ka dyshim se Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO”, u tha Erdogan gazetarëve.

Mbështetja e tij për Ukrainën vjen pasi Turqia ka vonuar dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi nuk po godet sa duhet militantët kurdë dhe grupet e tjera që Ankaraja i sheh si kërcënim për sigurinë e saj.

Suedia, së bashku me Finlandën, hoqi dorë nga statusi i vendit neutral që e mbajti për disa dekada dhe aplikoi për anëtarësim në NATO-n pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Parlamenti i Turqisë ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në fillim të këtij viti, pasi Ankaraja shprehu kënaqësinë me përpjekjet e saj për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Presidenti Erdogan tha gjithashtu se Turqia po punonte drejt zgjerimit të një marrëveshjeje për drithin, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, e cila i ka hapur rrugën eksportit të më shumë se 30 milionë tonë drithërave ukrainase përmes Detit të Zi. Marrëveshja, e cila ndihmoi në zbutjen e rritjes së çmimeve globale të ushqimit, do të skadojë më 17 korrik. Rusia ka hezituar të zgjasë marrëveshjen, duke përmendur pengesat për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

Presidenti Zelenski akuzoi Rusinë për pengim të lëvizjes së anijeve. “Rusia sillet sikur kontrollon të gjithë Detin e Zi, sikur të jetë pronar i gjithë zonës”, tha Presidenti Zelenski në udhëtimin e tij të parë në Turqi që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Zoti Erdogan tha se Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitonte Turqinë në gusht, kur ai shpresonte të diskutonte rinovimin e marrëveshjes së drithit, si dhe arritjen e një marrëveshje për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve. Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë, duke i përdorur marrëdhëniet e saj me të dyja vendet për të vepruar si pale ndërmjetësuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.