☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.84 ▲1.94%
ARI 4,041 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.64% ETH $2,355 ▲ +2.26% XRP $1.3263 ▲ +2.07% SOL $102.0200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, 1207 vende për të rinjtë në administratë dhe bashki

Prej një dekade, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës u ka krijuar të rinjve mundësinë të fitojnë përvojë profesionale, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një karriere të suksesshme.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kujtoi të rinjtë se, thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është e hapur deri më datë 16 gusht. Në këtë edicion janë në dispozicion 1207 vende praktike në administratën shtetërore, institucionet publike dhe 48 bashki në të gjithë vendin.

Ministri solli sot shembujt e Dejtona Halilit, Elvi Ismailagës dhe Nelvisa Pones, tre prej të rinjve që e nisën rrugëtimin e tyre si praktikantë dhe sot janë pjesë e stafit të institucioneve ku zhvilluan praktikën. Historitë e tyre tregojnë se një praktikë pune mund të jetë më shumë se një eksperiencë e përkohshme, duke u shndërruar në një mundësi konkrete për të ndërtuar të ardhmen profesionale.

Thirrja e njëmbëdhjetë e programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) apo të ciklit të dytë (Master), të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë. Praktikantët do të përfitojnë trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar dhe do të ndjekin një program të posaçëm trajnimi nga ASPA.

Zhvillimi i praktikës së punës do të ofrojë një përvojë pune të integruar dhe në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, që do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.