Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,181 ▲ +0.17% ETH $1,922 ▲ +0.1% XRP $1.0415 ▼ -0.06% SOL $77.2200 ▲ +1.39%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Arte

Projektligji i ri për librin, Gonxhja: Fokusi te nxitja e leximit dhe përshtatja me zhvillimet digjitale

 

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në Kuvend, lidhur me projektligji i ri të ndryshuar “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, tha se synohet një qasje të re ndaj sektorit të librit, duke vendosur në fokus nxitjen e leximit, forcimin e bibliotekave dhe përshtatjen me zhvillimet digjitale.

Nisma synon të ndërtojë një ekosistem më të fortë për autorët, botuesit, përkthyesit dhe lexuesit, duke e parë librin si një investim kulturor dhe shoqëror për të ardhmen. Ministri tha se, leximi nuk është vetëm një veprim individual, por një një vlerë shoqërore.

“Një shoqëri që lexon është më e aftë të mendojë në mënyrë kritike, të dallojë informacionin nga dezinformimi dhe të ndërtojë qytetarë më të lirë e më të përgjegjshëm. Pikërisht për këtë arsye, politikat për librin nuk mund të kufizohen vetëm te mbështetja e botimit. Ato duhet të synojnë krijimin e lexuesve, zgjerimin e aksesit në dije dhe ndërtimin e një kulture të qëndrueshme leximi”, tha kreu i MTKS-së

Projektligji vjen në një moment kur sektori i librit ka ndryshuar ndjeshëm, ndërkohë që ligji aktual është miratuar gati njëzet vjet më parë, në një realitet tjetër teknologjik, institucional dhe kulturor.

Projektligjin e ri, ministri nuk e vlerësoi si vetëm përditësim teknik por si një qasje që e sheh librin në tërësinë e tij, si pjesë të zhvillimit kulturor, arsimor dhe shoqëror të vendit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është nxitja e leximit si një objektiv i drejtpërdrejtë i ligjit. Në këtë kuadër, projektligji forcon rolin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke i dhënë një rol më të qartë në promovimin e kulturës së leximit, mbështetjen e aktorëve të sektorit dhe zhvillimin e politikave kombëtare për librin.

Një tjetër element i rëndësishëm është mbështetja e bibliotekave publike duke garantuar mbrojtjen e fondeve të dedikuara për blerjen e librave për bibliotekat publike të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Për herë të parë, libri në format digjital njihet në kuadrin ligjor shqiptar dhe gjithashtu parashikohet mbështetja e botimeve në formate të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.

Ministri Gonxhja tha se, suksesi i një politike për librin nuk matet vetëm me numrin e librave që botohen, por me numrin e qytetarëve që lexojnë dhe ftoi kuvendin ta mbështesë këtë projektligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.