☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.18 ▲1.28%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,023 ▲ +1.37% ETH $2,361 ▲ +1.9% XRP $1.3356 ▲ +2.77% SOL $101.7600 ▲ +1.44%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.18 ▲1.28 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.18 ▲1.28 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria kërkon konfiskimin e hotelit të babait të Isuf Brahimajt

mProkuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e një godine të destinuar për resort turistik në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të Shpëtim Brahimaj, babait të Isuf Brahimajt, i cili mbeti i vrarë pas një atentati të telekomanduar me minë në fund të gushtit të 2014.
Shkak për këtë kërkesë janë dyshimet e arsyeshme se godina 5-katëshe është ndërtuar me paratë e aktivitetit kriminal të të birit. Në vijim të atentatit ndaj tij, një ndër pistat e ngritura është ajo për përplasjet e mundshme për trafikun e drogës, pasi Isuf Brahimaj, ishte dënuar më herët nga autoritetet italiane dhe hollandeze.
Prokuroria ka konstatuar se Shpëtim Brahimaj, kishte legalizuar në emër të tij një ndërtesë 5-katëshe të papërfunduar, e cila ishte destinuar për shërbime hotelerie. I ati i Isufit, sipas veprimeve proceduriale të prokurorisë së Vlorës nuk ka pasur mundësi financiare të realizonte shpeznimet e ndërtimit të hotelit, që mund të ketë shkuar deri në 100 milionë lekë të reja.
Në këtë vlerë nuk është llogaritur vlera e truallit, e cila sipas dokumentacionit të blerjes është shënuar 120 mijë euro, por që dyshohet se është blerë rreth 700 mijë euro. Edhe kontrata e blerjes së truallit është nënshkruar nga Shpëtim Brahimaj, pavarësisht se ai nuk ka pasur mundësi reale financiare të realizojë këto të ardhura.
Prokuroria e Vlorës kërkoi vendosjen e sekuestros preventive për objektin dhe truallin, e cila u pranua nga ana e Gjykatës së Vlorës. Më pas, çështja iu kalua për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”.
Gjykata për Krime të Rënda caktoi sërish masën e sekuestros preventive, në bazë të kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.