☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.10 ▼2.32%
ARI 4,397 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,333 ▼ -0.98% ETH $2,476 ▲ +0.2% XRP $1.3537 ▼ -2.04% SOL $99.8600 ▼ -1.32%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.10 ▼2.32 % ARI 4,397 ▼0.24 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.10 ▼2.32 % ARI 4,397 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria merr në pyetje Guvernatoren në detyrë, Elisabeta Gjonin

Gjatë dy ditëve të fundit janë pyetur dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës; Dhori Kule, Ardian Civici, Petraq Milo, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi-

Guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë,Elisabeta Gjoni është paraqitur sot në mëngjes në zyrat e Prokurorisë së Tiranës për të rrëfyer dëshminë e saj, në lidhje me vjedhjen e 713 milion lekëve nga BSH.

banka-e-shqiperise-468x350
Godina Qendrore e Bankes se Shqiperise

Gjoni, takoi një ditë më parë Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për të marrë garancitë e nevojshme në vijimin e detyrës së saj, ndërsa sot në rreth orës 8:45’ u paraqit në zyrat e Prokurorisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje nga grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori Ramadan Troci.

Prokuroria e Tiranes

Gjatë kohës që Gjoni mbante detyrën e zv/Guvernatores ajo kishte për detyrë të nxjerrë rregullore dhe urdhra të posaçme për të kontrolluar punën në departamentet e bankës, kjo referuar kapitullit nr.2, dhe më konkretisht neni 5 të rregullores nr.13 të 22 shkurtit 2006, ku saktësohet se përgjegjësia e zëvendësguvernatores Gjoni është e njëjtë me atë të guvernatorit Fullani. Pikërisht në këtë nen thuhet se nismën propozuese për hartimin e akteve juridike e kanë: Këshilli Mbikëqyrës, Administratorët, që janë guvernatori dhe zëvendësguvernatori, Inspektori i Përgjithshëm dhe drejtuesit e departamenteve. Ky nen i cakton përgjegjësi jo vetëm guvernatorit për të nxjerrë akte juridike por dhe një sërë drejtuesish të tjerë, përfshirë këtu dhe Elisabeta Gjonin. Prandaj dëshmia e saj është bazë për të verifikuar veprimet dhe mosveprimet e saj që mund të kenë ndikuar në vjedhjen e thesarit.

Pasi votuan dy ditë më parë propozimin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë paraqitur në prokurori siç dhe ishin ftuar, për të dëshmuar në lidhje me hetimin për vjedhjen e thesarit, teksa për mediat kanë preferuar të përgjigjen me heshtje.
Sakaq, mëngjesin e të Premtes, dëshmuan ne organin e akuzës anetaret Ermenlinda Meksi dhe Ela Golemi. Pas dëshmive, pasdite erdhi dhe arrestimi i bujshëm i Guvernatorit Fullani. Ndërsa një ditë më parë dëshmuan tre anëtar të tjerë të BSH, Ardian Civici, Dhori Kule dhe Petraq Milo.

Tema: headlines

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.