🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 April 2026
S&P 500 7,064 ▼0.63%
DOW 49,149 ▼0.59%
NASDAQ 24,260 ▼0.59%
NAFTA 90.61 ▲1.05%
ARI 4,774 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $77,994 ▲ +2.14% ETH $2,385 ▲ +2.7% XRP $1.4502 ▲ +0.59% SOL $87.6400 ▲ +2.03%
S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 90.61 ▲1.05 % ARI 4,774 ▲1.15 % S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 90.61 ▲1.05 % ARI 4,774 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Promovimi i produkteve “Made in Albania”, hapet Panairi i Tekstilit dhe Veshjeve

monitorPanairi i Tekstilit dhe Veshjeve hapi siparin e tij me datë 4 qershor, me synimin për të vendosur një traditë në këtë kategori panairi.

Ajo që u evidentua që në fillim të hapjes së tij, ishin stendat e Kosovës, të cilat nën siglën “ Kosovo Fashion” i ofruan të gjithë të pranishmëve pjesëza nga puna e tyre tekstile në veshje pune, mbrëmje, sportive apo edhe ceremoniale.

I pranishëm në event, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se industria e tekstileve po gjeneron vende të reja pune, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit.

“ Gjatë 18 muajve të qeverisë Rama është përmbysur struktura e eksporteve, në favor të prodhimeve, të cilat ofrojnë një zhvillim të qendrueshëm ekonomik, e tani me jo vetëm nga nafta e produktet minerale. Kemi një fokus të ri te tekstilet dhe këpucët. Është e rëndësishme ajo që kompanitë sapo thanë, që kanë kërkesa në rritje dhe kanë punësuar më tepër punonjës, kjo tregon rrugën e duhur të kësaj industrie në rritje”- tha Ahmetaj, gjatë hapjes së djeshme.

Ai shtoi edhe se mbështetja e dhënë për këtë sektor ka qenë me paketën mbështetëse për manifakturën me 32 masa, 28 prej të cilave janë zbatuar.

Hapja e këtij panairi u ideua në formën e një spektakli, ku krahas të gjitha të ekspozuara, pati edhe kërcime dhe një sfilatë të vërtetë mode, me veshje të stiluara nga stilistja shqiptare Bora Kokëdhima, nën siglën “Fifteen Shades of Grey”.

Panairi që do të qëndrojë i hapur deri më 6 qershor në Muzeun Historik Kombetar, iniciativë e cila lindi në vazhdën e nismave të profilizuara në dobi të sektorëve që sigurojnë zhvillim ekonomik afatgjatë e nxisin bashkëveprim ndërkombëtar, organizuar nga Klik Expo Group.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.