🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Protesta e qytetarëve dhe reforma territoriale, Berisha, thirrje për pjesëmarrje

Protestat ishin kryefjalë e komunikimit online të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me qytetarët.

Kreu i selisë blu tha se tubimet nuk janë thirrur nga forca që drejton, por garantoi pjesëmarrjen dhe mbështetjen e demokratëve.

“Protesta që po zhvillohet nuk është e thirrur nga Partia Demokratike, por të garantoj se pjesëmarrja e Partisë Demokratike është e fuqishme në këtë protestë dhe do të jetë dhe ne e ndjekim me shumë interes, me shumë vëmendje dhe do bëjmë gjithçka për mbështetjen e saj.”

Kryetari i Partisë Demokratike u ndal edhe te reforma territoriale ku kundërshtoi vendimin e shumicës qeverisëse për mbylljen e punimeve të komisionit përkatës.

Sipas tij, Partia Demokratike kishte vendosur të merrte pjesë në këtë proces pas kërkesave të ardhura nga qytetarë të zonave të ndryshme të vendit.

“Pas konsultave të gjëra në të cilat bipartizane, qytetarët e të gjithë spektrit politik, demokratë dhe socialistë dhe të paparti demaskuan njëzëri reformën e shkuar të Edi Ramës. Edi Rama vendosi të mbyllë punimet e komisionit, të tërhiqet dhe votojë në mënyrë të njëanshme raportin e Maznikut, i cili s’ishte paraqitur në komision. Ai bën gjithçka për një konfrontim.”

Duke ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve online, Berisha tha se pas përfundimit të proceseve të brendshme në parti, PD do të përcaktojë drejtimin e saj politik.

“Ne do të riformulojmë axhendën tonë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, në funksion të suksesit të protestës dhe të largimit të Edi Ramës,” deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.