☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.15 ▲0.27%
ARI 4,169 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,952 ▼ -3.43% ETH $2,364 ▼ -6.05% XRP $1.3067 ▼ -5.36% SOL $102.0800 ▼ -5.32%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.15 ▲0.27 % ARI 4,169 ▲1.49 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.15 ▲0.27 % ARI 4,169 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta e studentëve dhe e gjimnazistëve, reagon ministrja e Arsimit Kumbaro: Prindër fëmijët po përdoren për qëllime të errta

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas tri ditësh protestash të studentëve dhe gjimnazistëve, duke u bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe komunitetit që të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e të rinjve dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Në një mesazh drejtuar prindërve, nxënësve dhe studentëve, Kumbaro u shpreh se të rinjtë duhet të kenë mundësi të shprehin pakënaqësitë e tyre, por përmes dialogut dhe jo akteve të dhunës.

“Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë”, deklaroi ministrja, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara gjatë protestave në pronat publike dhe bizneset private.

Ajo u bëri thirrje prindërve që të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë, sipas saj, që ata të përfshihen në situata kaotike.

“Si ministre e Arsimit, por edhe si nënë, ndërkohë që duart e errëta hedhin tymin e errët të shashkave të shkatërrimit, qoftë në pronat publike apo në bizneset private, nuk duhet të gjithë bashkë të lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja pretendoi se një pjesë e nxënësve janë larguar nga protestat me ndërhyrjen e prindërve, të cilët, sipas saj, kanë kërkuar t’i mbrojnë nga përplasjet.

Kumbaro theksoi se mësimi vijon normalisht në shumë shkolla, ndërsa bëri me dije se Ministria e Arsimit është në komunikim me universitetet.

Ajo u ndal edhe te e drejta e të rinjve për të protestuar, duke e cilësuar atë si legjitime, por duke kërkuar që pakënaqësitë të shprehen përmes komunikimit.

“T’i dëgjojmë ata, t’u japim mundësinë të flasin jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë”, deklaroi ministrja.

Në përfundim, Kumbaro iu drejtua edhe mediave, shoqërisë civile dhe komuniteteve, duke kërkuar bashkëpunim për të shmangur, sipas saj, përdorimin e të rinjve për qëllime destabilizuese.

“Ju lutem, në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë”, përfundoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.