Protesta në ditën e 90-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë
Këtë të premte u mbajt protesta e 90-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Marshimi përfundoi përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit po vijojnë me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pjesë e kërkesave të tyre janë edhe rrëzimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie teknike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.