🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 11 June 2026
S&P 500 7,356 ▲1.23%
DOW 50,679 ▲1.52%
NASDAQ 25,577 ▲1.62%
NAFTA 87.61 ▼2.69%
ARI 4,171 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,407 ▲ +2.41% ETH $1,680 ▲ +3.17% XRP $1.1374 ▲ +2.82% SOL $66.7700 ▲ +4.61%
S&P 500 7,356 ▲1.23 % DOW 50,679 ▲1.52 % NASDAQ 25,577 ▲1.62 % NAFTA 87.61 ▼2.69 % ARI 4,171 ▲0.91 % S&P 500 7,356 ▲1.23 % DOW 50,679 ▲1.52 % NASDAQ 25,577 ▲1.62 % NAFTA 87.61 ▼2.69 % ARI 4,171 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Protestat, ministri Hoxha: S’shoh lidhje mes tubimeve dhe procesit të integrimit

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, gjatë konferencës për mediet sot në 11 qershor u pyet dhe për protestat që po mbahen në Tiranë prej shumë ditësh.

Hoxha deklaroi se nuk sheh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Shtoi se protestat janë shenjë se në vendin tonë ka demokraci.

“Protestat tregojnë se qytetarët në Shqipëri kanë liri. Pra, mund të bësh kërkesa politike ose mund të sjellësh çfarë do lloj ideje. Idenë tënde ke të drejtë ta shprehësh. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit. Protesta nuk ka vetëm në Shqipëri, por ka edhe në vendet europiane dhe janë krejtësisht normale. Unë e shoh si një shembull, që duhet të bëjë të tjerët që të kuptojnë se liritë indiiduale funksionojnë”, tha Hoxha.

Duke folur për faktin se a respektohen pakicat kombëtare në Shqipëri, Hoxha deklaroi se ato respektohen tërësisht.

“Ne njohim pakicat etnike dhe kemi miratuar legjislacion, që qytetarët e Shqipërisë të vetëdeklarohen si të dëshirojnë ato. Situata e pakicave në Shqipëri nuk është problem, është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Ne kemi kuptuar që sa më mirë të trajtosh pakicat, aq më tepër vend demokratik je. Nuk kemi problem në lidhje me këtë çështje”, u shpreh Hoxha.

Foli edhe për vendet fqinje, nëse i shohin si një pengesë apo mbështetesë të procesit të integrimit.

“Ne kemi raporte shumë të mira me fqinjët. Greqia është mbështetësja jonë më e madhe drejt rrugës për në Bashkimin Europian. Ne kemi një ritëm të jashtëzakonshëm negociatat. Është ambicia jonë, duke e gjykuar nivelin e përgatitjes së ekipit tonë. Kemi punuar me premise kryesore dhe momenti është thelbësor. Ne e dimë se kjo dritare është e hapur tanimë, ndaj duhet të kapitalizojmë kohën, që të themi se ne po bëjmë reforma që po vlerësohen e më pas duhet të vijë vendimi”, deklaroi ministri.

Komentoi edhe resortin luksoz që do të ndërtohet në Zvërnec. Tha se do jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

“Resorti luksoz në Zvërnec ndërtohet në përputhje të plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian. Ne jemi në kontakt me Komisionin Europian në çdo nivel. Nuk duhet që të zgjedhim mes projektit dhe BE-së. Kemi prioritet të dyja, edhe projektin që ndihmon ekonominë e Shqipërisë dhe vendin tonë në Bashkimin Europian”, deklaroi Hoxha.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.