🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,981 ▲ +0.28% ETH $1,700 ▲ +0.4% XRP $1.1293 ▼ -0.95% SOL $68.8500 ▼ -0.1%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të vepr

Avokati Spartak Ngjela i ka cilësuar protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, si diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe sipas tij do sjellin ndryshime.

Komentet Ngjela i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku teksa i krahasoi këto protesta me ato të viteve 1990, tha se këto tubime nuk janë të ndikuara nga elementë të jashtëm.

“Nuk ka ndodhur në Shqipëri kjo ndonjëherë. Shumica prej tyre janë studentë të viteve të larta. Tani vijmë të bëjmë një paralelizëm. A mos do sjellë edhe kjo atë që solli 1991-1992? Do sjellë risi, ke për të parë. Pse? Sepse nuk është çështja aq e thjeshtë për studentët. Ajo që thotë Rama është naivitet politik. Kryeministër që nuk ka eksperiencë të pushtetit në funksion të frymës shoqërore. Sepse nuk e kanë besuar demokracinë ndonjëherë këta. E dyta, Rama nuk vjen nga shkencat e sakta. Vjen nga arti figurativ, vjen nga piktura. Është raporti mes konceptit dhe ngjyrës. Njëra nxjerr fjalën dhe tjetra prodhon pikturën, apo portretin. Studentët janë shumë përpara në koncept nga paraardhësit e tyre”, tha mes të tjerash Ngjela.

Më tej Ngjela tha se kryeministri Edi Rama e ka protestën në favor historik, por sipas tij, duhet të dijë sesi do të reagojë ndaj saj.

Avokat Ngjela tha protestuesit kanë nevojë për miratim dhe këtë sipas tij duhet të bëjë kryeministri Rama.

“Të shikojmë si do sillet Rama, por nuk e kupton. Rama e ka në favor historik, por nuk e kupton. Gjithë problemi është se këta i shqetëson fakti që ata janë kundër kryeministrit. Por si kthehen ata pro kryeministrit? Me elokuencë. Rama mirë është, por nuk është në nivele që t’i thyejë ata. Ata duan miratim, këtë nuk ka kuptuar deri tani ai. Po të ishte në Angli apo vende të tjera kjo çështje, do i thoshin protestuesve ‘bravo ju qoftë se na shpëtuat edhe ne’. Atëherë mund t’i fitosh ata, se ndryshe asnjëherë”, shtoi Ngjela.
Lidhur me mundësinë e largimit të PS nga qeverisja përmes këtyre protestave, Ngjela tha se kjo është e pamundur.

Avokati deklaroi se nëse Rama do të japë dorëheqjen për shkak të protestave, dikush tjetër nga PS do të emërohet kryeministër.

Për Ngjelën, deputetja Marjana Koçeku, e cila njoftoi largimin nga PS, nuk ka dhënë një arsye të qartë teorike për veprimin e saj.

Duke folur për të ardhmen e protestave, Ngjela tha se besonte se pjesëmarrja e qytetarëve në to do të shtohej. Do të duheshin 200-300 mijë protestues në shesh sipas Ngjelës, që të rrëzohej kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri nuk e jep dot dorëheqjen, sepse edhe po e dha, kthehet prap. Pastaj le të japë kryeministri dorëheqjen, PS nuk bie nga pushteti. Ata zgjedhin një kryeministër të ri. Koçeku është shkëputur padyshim nga PS, por nuk e ka nxjerrë arsyen e saktë teorike se përse. Konflikti mund të jetë shumë banal në dhënien e dorëheqjes. Mund të jetë edhe moskuptim për të ardhmen, por edhe egoizëm i brendshëm, që mund të thotë ‘ky më la njeri të varur me idetë e tij’. Protesta është si flaka. Ajo nuk rrëzohet kurrë, por shtohet sa më shumë i shkon lënda djegëse. Mendoj se do ketë shtesë. Me 200-300 mijë rrëzohet kryeministri”, përfundoi Ngjela.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.