🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,600 ▲0.26%
DOW 51,079 ▲0.09%
NASDAQ 27,087 ▲0.42%
NAFTA 92.16 ▲5.49%
ARI 4,514 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,585 ▼ -2.88% ETH $2,007 ▲ +0.14% XRP $1.3002 ▼ -2.2% SOL $81.1800 ▼ -0.83%
S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 92.16 ▲5.49 % ARI 4,514 ▼1.72 % S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 92.16 ▲5.49 % ARI 4,514 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Opinion

Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Nga Ylli Pata

Sot Edi Rama mbajti qëndrimin e tij publik në lidhje me Zvërnecin, nga karrikja e tij në grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend. Mund ta bënte nga zyra e tij, apo nga podgasti, apo makina a vend tjetër siç e ka bërë shpesh. Por jo, ka dashur të japë sinjalin politik, duke hapur një betejë politike me ata që sot i janë kundërvënë për projektin e Zvërnecit.

Në fakt, pavarësisht se kishte edhe rrugë të tjera, beteja në të cilën është thirrur është tejëkëput politike. Pasi vendimi për të miratuar një projekt i cili arrin shumën që para 12 vjetësh ka qenë sa buxheti vjetor i shtetit, është vendim i pastër politik.

Devijimi për ta mbrojtur politikisht një vendim të tillë, siç ka ndodhur në të shkuarën nga mjaft qeveri në vend, mund të jetë një rrugë, por është qorre. Secili mban përgjegjësi për vendimet e tij.

Kjo është e para, por që ende nuk përbën thelbin. Kryesorja është sfida. Kush e sfidon Edi Ramën me projektin e madh të Zvërnecit?

Ata që duan t’í thonë stop mega projektet nga Gjiri Persik; ndodhi me Alabarin, i cili është sfiduar që në fillim. Skenar i njohur, siç ka ndodhur edhe në të shkaurën kur ka pasur raste, që Shqipëria ka arritur të ecë në një nivel tjetër. Siç është rasti i Kakomesë, kur edhe pse Fatos Nano arriti të hyjë në një marrëveshje me Club Med, një gjigand botëror të turizmit, nuk arriti dot të përballojë presionin e faktorëve kundër tij. Brenda dhe jashtë partisë së tij.

Sot Edi Rama ka dalë para grupit parlamentar, në radhë të parë për të folur me faktorët brenda PS-së, të cilët nuk se mungojnë, madje janë shfaqur, e më pas të bëjë një betejë politike reale.

Pasi në fakt, betejat politike bëhen me çështje të tilla, e jo me kauza fantazmë siç ka ndodhur. Një dështim i implementimit të një projekti të tillë, vërtetë mund të thuhet në retorikë se është dëm për Shqipërinë. Por kostoja më e madhe është për mazhorancën, e cila ka marrë 83 deputetë.

Ka shumë gjasa që kjo betejë, apo të tilla beteja të kenë duh realisht më shumë sesa ajo e IBAR apo edhe kapitujve të BE-së.

Nga ana tjetër, përmendja e kritikëve të egër të tij prej vitesh si Fatos Lubonja, Sazan Guri, Arlind Qori, apo edhe Altin Goxhaj dhe personazhe të tjera, janë realisht një logjikë normale. Pasi Rama, në mënyrë krejt jo adekuate i kishte injoruar, ndërsa duhej t’I përballte, ngase kështu i kërkonin dhe votuesit e tij. Tani është koha, e sipas gjasave jemi në një betejë reale politike, që sipas gjasave do të ketë padyshim pasojat e saj. Natyrisht mund te jetë edhe interesante…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.