☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 77.80 ▲2.57%
ARI 4,166 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,724 ▼ -0.7% ETH $1,717 ▼ -1.35% XRP $1.1329 ▼ -1.66% SOL $73.0400 ▼ -0.65%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.80 ▲2.57 % ARI 4,166 ▼1.87 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.80 ▲2.57 % ARI 4,166 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria hap garën për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, afat deri më 31 maj

Qeveria ka çelur fazën e parakualifikimit për kompanitë që do të jenë të interesuara të zbatojnë projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e lidhjes së re Tiranë-Rinas. Referuar dokumentit të shpallur nga Hekurudha Shqiptare, afati për paraqitjen e dokumenteve për fazën e parakualifikimit është 31 maj 2018.

Në dokument thuhet se linja Tiranë-Durrës është ajo me volumin më të lartë të trafikut për sa i përket rrjetit hekurudhor, duke mundësuar rilidhjen e kryeqytetit të vendit me Durrësin, portin më të madh në vend. Në përgjithësi, linja hekurudhore shtrihet në zonë të sheshtë dhe më pak kodrinore, kryesisht në Vorë dhe Rrashbull, por në përgjithësi paraqitet me karakteristika gjeometrike të lehta.

Linja e re hekurudhore, që do të lidhë aeroportin me Tiranën nis në kilometrin 27 të linjës Tiranë-Durrës dhe shkon shumë afër aeroportit, duke nënkuptuar se aty do të kemi një stacion. Kontrata përfshin një seri punimesh, të cilat përshkruhen të gjitha të detajuara në shpalljen e bërë nga ana e Hekurudhës Shqiptare. Ndërtimi duhet të bëhet 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Kostoja totale e projektit llogaritet në 90.5 milionë euro, nga të cilat 36.9 milionë euro janë siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe një grant nga Bashkimi Europian me 35.4 milionë lekë. Vlera e TVSH dhe kostot lokale parashikohen që të mbulohen nga qeveria.

Në fazën e ndërtimit të projektit priten të angazhohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200. Është përllogaritur edhe vlera e kursimit nga qytetarët, që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.