☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.34 ▼0.51%
ARI 4,195 ▲1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $63,704 ▲ +1.07% ETH $1,790 ▲ +0.87% XRP $1.1550 ▲ +0.44% SOL $82.1600 ▲ +1.03%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.34 ▼0.51 % ARI 4,195 ▲1.68 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.34 ▼0.51 % ARI 4,195 ▲1.68 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
06 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

“Qytetarët do shkojnë në Jug pa kaluar në qytetin e Vlorës”/ Balluku zbulon datën e hapjes së Bajpasit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ndjekur mbrëmjen e djeshme nga afër punimet për Bajpasin e Vlorës, një javë para hapjes për qarkullimin e automjeteve.

Balluku bëri me dije se në 16 korrik do të jetë e pranishme bashkë me kryeministrin Edi Rama në hapjen e segmentit, që do të bëjë të mundur që qytetarët të shkojnë drejt Jugut pa kaluar në qytetin e Vlorës.

“Ka ardhur momenti që ta deklaroj, që kjo rrugë do jetë e përfunduar në datën 15 korrik. Mbyllim të gjitha punimet. Do punojmë me Policinë Rrugore për ta kolauduar. Bashkë me kryeministrin dhe delegacionin e BE, pasditen e datës 16, ne do të hapim zyrtarisht këtë rrugë për kalim. Deri në 15 të gjithë së bashku të mbyllim edhe ato problematika që kanë ngelur!

Për ta bërë të kalueshme, për tu dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të shkojnë drejt Jugut pa pasur nevojë të kalojnë nga qyteti i mrekullueshëm i Vlorës. Vlora do ngelet një sajt turistik dhe jo një rrugë kalimi në Jug. Pas 7 ditësh do jemi për festë dhe jo për kontrolle teknike në mesnatë.

Edhe njëherë në Bajpasin e Vlorës, sot një javë para përfundimit të kësaj vepre dhe dorëzimit të saj provizor, e cilësoj. Pasi ashtu siç kemi vendosur për të hapur Bajpasi për sezonin veror dhe për të çliruar të gjithë trafikun që mblidhet në zonën e Radhimës dhe në hyrje të Vlorës u kemi dhënë më forca kantiereve, punohet me tre turne. Pikërisht sepse duhet të hapet ky kalim. Ashtu siç u hap Bajpasi i Fierit provizorisht për periudhën e verës ashtu po ndodh edhe me këtë Bajpas”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.