⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.57%
DOW 52,390 ▲0.06%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,072 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,680 ▲ +0.51% ETH $2,349 ▲ +0.95% XRP $1.3222 ▲ +1.56% SOL $100.9900 ▼ -0.15%
S&P 500 7,721 ▲0.57 % DOW 52,390 ▲0.06 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,072 ▲0.83 % S&P 500 7,721 ▲0.57 % DOW 52,390 ▲0.06 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,072 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes së shkuar para Kuvendit do të dalin sot, në orën 09:30, para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit të tyre.

Grupi Koordinues dhe protestues kanë njoftuar se do të mblidhen para gjykatës në mbështetje të të arrestuarve gjatë zhvillimit të seancës.

Arrestimet shkaktuan tensione edhe në protestën e djeshme në Tiranë. Pas përfundimit të marshimit, një grup protestuesish u përplas me forcat e policisë pranë Komisariatit nr. 3 në rrugën “Mine Peza”, ku mbaheshin të ndaluarit.

Gjatë incidenteve u dëmtuan xhamat dhe dera hyrëse e komisariatit, ndërsa disa persona depërtuan në ambientet e pritjes.

Të arrestuarit përballen me akuza që përfshijnë shkatërrim prone, kundërshtim dhe goditje të punonjësve të policisë për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe pengim të qarkullimit rrugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.