☁️
Tiranë 21°C · Vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,260 ▲ +0.16% ETH $2,523 ▲ +0.3% XRP $1.3634 ▲ +0.61% SOL $101.5400 ▼ -0.53%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Radha e Dinamos dhe Elbasanit, transferta delikate sot në Europë për dy skuadrat shqiptare

Vllaznia mbaroi punë shumë shpejt me Europën, Egnatia kaloi në turin e dytë kualifikues të Champions League pas fitores së thellë që arriti dje, ndërsa sot është radha e Dinamos dhe Elbasanit të tregojnë forcën në kompeticionet europiane.

Të dyja këto dy skuadra luajnë jashtë fushe, dy transferta shumë të largëta. Dinamo e Ilir Dajës, pas një udhëtimi shumë të gjatë, zbret e para në fushë për t’u përballur me Astanën në Kazakistan. Kundërshtari ka eksperiencë të madhe në Europë dhe e ka fituar ndeshjen e parë 1-0.

Duket një mision i pamundur për Dinamon, por kryeqytetasit nuk kanë asgjë për të humbur. Trajneri Daja pritet të hedhë në fushë po atë skuadër që luajti një javë më parë në stadiumin “Elbasan Arena”, ku rastet për shënim nuk munguan.

Transfertë lindore edhe për Elbasanin. Skuadra e trajenrit Ivan Gvozdenoviç ka dy avantazhe në përballjen e sotme me Bate Borisov: ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë dhe sot luan në fushë asnjëanëse, në Azerbajxhan.

Elbasani ka bërë shumë ndryshime në skuadër gjatë merkatos verore dhe i duhet ndoshta pak kohë që të stabilizohet, por sot do të luajë gjithçka kundër Bates për të kaluar në turin e dytë kualifikues të Conference League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.