☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 73.24 ▼0.38%
ARI 4,132 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,792 ▲ +1.67% ETH $1,746 ▲ +0.7% XRP $1.0969 ▲ +1.73% SOL $77.8600 ▲ +1.55%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.24 ▼0.38 % ARI 4,132 ▲1.22 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.24 ▼0.38 % ARI 4,132 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Asnjë leje ndërtimi apo kontratë punësh publike, për ata që nuk deklarojnë pagat reale

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se, nuk do t’i jepen leje ndërtimi apo kontrata punësh publike kompanive që nuk kanë të deklaruar një pagë reale të sektorit.

Në një takim me biznesin e madh për pagat e punonjësve, Rama tha se, “ne nuk do të financojmë me paratë e shtetit shfrytëzimin”.

“Nuk do të japim leje ndërtimi për kompani ndërtimi që deklarojnë paga 40 mijë lekë. Ky 40 mijë lekë është për industritë prodhuese në këtë fazë. Nuk do të qëndrojë 40 mijë lekë, deri në fund të mandatit do të shkojë 45 mijë lekë minimumi. Por ama, këtyre ne do t’i financojmë pjesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për diferencën e rritur që të kenë mundësi të stabilizohen”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se, kompanive të ndërtimit apo hotelerive i janë krijuar kushtet më optimale.

“Hoteleritë kanë sot kushtet më optimale që ka rajoni me TVSH 6 %. I takon të ankohen vetëm se nuk gjen kamerierë, pastrues e recepsionistë. Por kur shikon deklarimet e pagës minimale… Këto ia bëjnë vetes, se ndaj janë futur edhe në vështirësi”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi se, nga këto sipërmarrje do të kërkohet pasqyra e realitetit dhe në këtë mënyrë futemi në ndërveprim pozitiv të gjitha palët.

“Kompanitë e ndërtimit kanë sot referenca shumë të ulëta të shitjeve, ndërkohë që shitjet reale i dimë shumë mirë se çfarë janë. Do t’i shikojmë edhe referencat. Është e papranueshme, e neveritshme që nga njëra anë të bëhen fitime marramendëse, dhe të vazhdojë shfrytëzimi i krahut të punës. Ata janë njerëz që vënë në dispozicion krahët e tyre për suksesin e ndërtuesve dhe kanë familjet e tyre për të ushqyer”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.