☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 85.39 ▼1.92%
ARI 4,698 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,443 ▲ +1.78% ETH $2,454 ▲ +2.71% XRP $1.4808 ▲ +1.85% SOL $94.1000 ▲ +1.68%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.39 ▼1.92 % ARI 4,698 ▲0.37 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.39 ▼1.92 % ARI 4,698 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama flet nga New York-u për fitoren e Trump: Më akuzojnë, sulmova kandidatin dhe jo presidentin

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë nga SHBA, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga kandidati republikan, Donald Trump.

Nga Nju Jorku ku po merr pjesë në çeljen e një ekspozite me piktura, Rama theksoi se është në telashe, për shkak të kritikave në adresë të Trump. Nisur nga reagimet në politikën shqiptare, Rama tha se fitorja e republikanit miliarder ishte përjetuar në Shqipëri si një humbje e zgjedhjeve për Edi Ramën.


“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve ne Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë: “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet te kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund te sulmohet”. Unë thashë: “S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do te fitonte Hillary” – tha Rama.

Por kryeministri Rama, edhe tani që Trump nuk është më një “kandidat” por një “President i zgjedhur” thotë se republikani nuk ka sjellë diçka të re në politikën amerikane duke e krahasuar me Obamën, raporton “Report TV”.

“Kam pikëpamjen time që nuk përkon me atë që shikoj në përgjithësi, pasi numrat nuk tregojnë se bëhet fjale për një valë të madhe të diçkaje ndryshe. Nëse shikon numrat e kandidatëve republikanë të mëparshëm që humben janë te njëjtat apo diçka me shume. Fitorja e parë e Obamës ishte një valë e vërtetë e diçkaje të re, të ndryshme, pasi arriti në 69 milionë vota, nëse nuk gabohem, që është shume. Fitorja e tij e dytë shkoi në 65 milionë vota. Këtu po flasim për një nivel prej 59 milionë votash. Është një nivel mesatar që tregon se njerëzit që votuan më parë për Obamën nuk ishin më të motivuar që të votonin. Pjesa tjetër mbetet për t’u parë” – theksoi Rama nga SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.