🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.08 ▼1.18%
ARI 4,152 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,437 ▲ +4.64% ETH $2,421 ▲ +6.78% XRP $1.3071 ▲ +2.9% SOL $96.0300 ▲ +4.36%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.08 ▼1.18 % ARI 4,152 ▲1.93 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.08 ▼1.18 % ARI 4,152 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Forumi Ndërkombëtar i Turizmit, muajin e ardhshëm në Tiranë

Kryeministri Edi Rama vizitoi dje stendën shqiptare në Panairin e Turizmit në Berlin.

“Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si edhe një armate dinamike operatorësh turistikë”, u shpreh Rama.

Rama informoi se, në muajin prill do të mbahet në Tiranë edhe Forumi Ndërkombëtar i Turizmit.

“Pason në prill Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, një bashkëpunim i Ministrisë së Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, për të cilin biseduam në Berlin edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili”, u shpreh Rama.

Operatorët në fushën e turizmit e informuan kryeministrin Rama se, vetëm në ditën e parë të panairit kanë shitur 83 % të kapaciteteve të tyre. Sipas tyre ka pasur interes të lartë, ndërsa prenotimet nisin nga maji e deri në shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.