🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.08 ▼1.18%
ARI 4,152 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,437 ▲ +4.64% ETH $2,421 ▲ +6.78% XRP $1.3071 ▲ +2.9% SOL $96.0300 ▲ +4.36%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.08 ▼1.18 % ARI 4,152 ▲1.93 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.08 ▼1.18 % ARI 4,152 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama i propozon presidentit Begaj Vlora Hysenin, Shërbimi Informativ Shtetëror pritet të drejtohet nga një grua

Kurti e shkarkoi, Rama e emëron/Kush është Vlora Hyseni që propozohet për SHISH

Frenat e drejtimit të inteligjencës shqiptare pas dorëheqjes të Helidon Bendos pritet t’i marrë një grua, nëse emri i saj do të pranohet nga presidenti Bajram Begaj. Ajo është Vlora Hyseni ish zëvendës drejtore e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e premte me një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj.

Fillimisht kabineti kryeministrit tha se ishte një takim rutinë pune, ndërsa presidenca dha zero njoftim për qëllimin e takimit.

Por në fakt qëllimi takimit ishte zëvendësimi i drejtorit të SHISH.

Disa orë më vonë kryeministri Rama tha se “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar”.

Me këtë propozim kryeministri thotë se ka besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Zonja Hyseni e cila si këshilltare e kryeministrit Edi Rama ka mbajtur një profil tejet të ulët, më 1 Korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendës drejtores në “Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”.

Në këtë post Vlora Hyseni qëndroi për katër muaj. Asnjëherë nuk u bënë publike arsyet e vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e saj nga kjo detyrë.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Vlora Çitaku e komentoi largimin e Hysenit nga AKI si skandal, paranojë dhe papërgjegjësi të Albin Kurtit.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

Sipas ligjit për shërbimin informativ shtetëror paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit.

Natyrshëm edhe me bekimin e partnerëve sidomos atyre stacionuar në rrugën e Elbasanit, kontribuues e bashkëpunues me SHISH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.