☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +1.14% ETH $2,266 ▲ +1.04% XRP $1.2563 ▲ +0.17% SOL $96.2700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Ina mund të ishte dëshmorja e parë femër, na duhet xhandarmëria

Tre ditë pas përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe banorëve të “Astirit” para Parlamentit, kryeministrit Edi Rama nuk i ka dal ende inati me trajtimin që i bëri opozita lëndimit të 12 efektivëve.
Në një aktivitet të Ministrisë së Brendshme, ku u prezantua flota e re e makinave të policisë, Rama sulmoi opozitën, që e cilësoi nxitëse të protestës së dhunshme.

E teksa kryedemokrati Lulzim Basha nga “fushëbeteja”, pra zona e “Unazës së Re” e kishte akuzuar se i nxori policët të patrajnuar përballë banorëve, Rama e kritikoi ashpër rivalin e tij politik.

Shefi i qeverisë tha se 24-vjeçarja Ina Muka, efektivja që u plagos nga shpërthimi i një mjeti piroteknik, “mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën”.

“Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të rejave dhe të rinjve të shkolluar në Akademinë e riçelur të Sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar”, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lëndëve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajza dhe shumë të rinj të tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të Policisë së Shtetit”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli edhe për nismën e ngritjes së një tjetër njësie speciale, që do të përballet me krimin dhe ta mbajë nën monitorim të vazhdueshëm atë, por edhe përfshirjen e efektivëve të Policisë Ushtarake, në garantimin e kontrollit mbi sigurinë e vendit.

“Kemi nevojë për një reagim intensiv dhe të vazhdueshëm, ndaj të fortëve. Me shpejtësi do të çojmë në parlament projektin e ri për krijimin e një force tjetër reagimi parandalues, një force të shpejtë dhe superspeciale, që do të merret në mënyrë të dedikuar me ët gjithë ata që janë bezdi për komunitetet, që kanë precedentë penalë apo profile kriminale. Nga ana tjetër, duhet të çojmë përpara dhe të finalizojmë diskutimin për xhandarmërinë, për të marrë një vendim përfundimtar, pas shumë e shumë debatesh tëbëra në të kaluarën. Duhet të kalojmë nga epoka problematike, në një raport të kontrollit të plotë në fushën e sigurisë. Duhet të përfshijmë edhe një numër të konsiderushëm efektivësh nga policia ushtarake, nëj temë kjo që meriton një debat shterrues, pa humbur kohë”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.