☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.09 ▲0.09%
ARI 4,718 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,820 ▲ +1.51% ETH $2,480 ▲ +0.87% XRP $1.4824 ▼ -2.39% SOL $97.8000 ▲ +2.29%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.09 ▲0.09 % ARI 4,718 ▲0.42 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.09 ▲0.09 % ARI 4,718 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama: Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, dëshmi e respektit ndërkombëtar për Shqipërinë dhe reformën në drejtësi

Në shënimet e javës në podcastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama renditi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve që lamë pas, duke i lidhur me rrugëtimin europian të Shqipërisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe modernizimin e qeverisjes.

Ai i cilësoi këto zhvillime si pjesë e një procesi të pandalshëm reformash që po e afrojnë vendin me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Janë reforma dhe transformime që forcojnë institucionet demokratike, sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen,” u shpreh Rama.

Një nga ngjarjet kryesore të javës ishte sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, i mbajtur në Tiranë.

Kryeministri e cilësoi këtë si një moment historik për vendin, duke shtuar se, “Diçka e paimagjinueshme deri disa vite më parë, sepse kjo nuk është thjesht një ngjarje për turizmin apo zhvillimin ekonomik. Kjo është një ngjarje që përcakton hapjen e një epoke të re, të konfirmuar nga respekti i platformës së Kongresit Botëror të Ligjit, i cili nuk do të vinte kurrë në Shqipërinë e disa viteve më parë”.

Ai theksoi se fakti që Tirana u zgjodh për të mbledhur figura të rëndësishme të së drejtës është një konfirmim i transformimit që ka ndodhur në vend.

“Kjo lidhet pikërisht me konfirmimin e këtij transformimi, me përkushtimin e shteteve demokratike ndaj sundimit të ligjit dhe me vullnetin e shumicave qeverisëse për të garantuar paprekshmërinë e sistemit të drejtësisë,” u shpreh Kryeministri.

Në vijim, Rama nënvizoi se ky është një tjetër arsye për të qenë krenarë për reformën në drejtësi, por edhe për të qëndruar të vendosur në vazhdimin e saj.

“Është një arsye për të qenë jo thjesht krenarë për reformën në drejtësi, por të vendosur për ta çuar atë përpara, duke i qëndruar besnik vendimit historik për të ndarë politikën nga drejtësia dhe pushtetin ekzekutiv e legjislativ nga pushteti i drejtësisë,” tha ai.

Kryeministri e mbylli mesazhin duke theksuar se reforma në drejtësi është një proces i madh dhe i përbashkët, ku “jo vetëm shpata, por edhe sytë e mbyllur dhe peshorja për të qenë e barabartë e e drejtë me të gjithë janë pjesë e kësaj përpjekjeje.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.